Author: korrektpress

Kuzhinieri i famshëm danez, Rene Rexhepi, i njohur për restorantin e tij me yje Michelin, ‘Noma’, do të tërhiqet nga menaxhimi i restorantit në Kopenhagë, shkruan Reuters.Ky vendim vjen pas pranimit se kuzhinieri me origjinë nga Kosova gjatë viteve 2009–2017 kishte shkaktuar dëme fizike dhe psikologjike ndaj disa punonjësve, siç raportoi The New York Times.Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se po tërhiqej për të marrë përgjegjësi për udhëheqjen e tij të kaluar dhe për të lejuar drejtuesit aktualë të restorantit të çojnë ‘Noma’-n drejt një të ardhme më të mirë. Foto: InstagramAi pranoi se veprimet e tij…

Read More

Një nga kombinimet më të thjeshta, por njëkohësisht shumë të dashura, janë llokumat e freskëta të shoqëruara me pekmez. Një shije që na kujton kuzhinën tradicionale, por që mund të përgatitet çdo ditë, në çdo shtëpi.E gjitha kulmon kur llokumat e ngrohta shërbehen me pekmezin Goldsaft, një produkt i njohur evropian meshije të thellë dhe aromë natyrale.Çfarë e bën të veçantë Pekmezin GoldsaftPekmezi Goldsaft prodhohet nga lëngu natyral i panxharit të sheqerit, i cili përpunohet duke u trashur pa përdorimin e aditivëve kimikë. Ky proces ruan shumë nga përbërësit ushqyes të panxharit, përfshirë minerale dhe vitamina të tretshme në ujë.Pekmezi…

Read More

Një raport i ri i UNFPA nxjerr në pah përhapjen e keqtrajtimit gjatë lindjes në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë edhe trendet shqetësuese në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë.Raporti “Kujdesi Respektues gjatë Lindjes: Përvojat dhe Perspektivat e Grave në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore” bazohet në një anketë me mbi 2,600 gra që kanë lindur së fundmi në 16 vende, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Rezultatet tregojnë një problem serioz në kujdesin obstetrik.“67% e grave të anketuara raportuan të paktën një formë keqtrajtimi gjatë lindjes. 48.1% iu nënshtruan procedurave mjekësore pa pëlqim të informuar, përfshirë epiziotominë, prerjen cezariane…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Aleksandar Nikolloski mori pjesë në forumin global “Transformimi i Transportit 2026” në Uashington, të organizuar nga Banka Botërore, ku foli për rëndësinë e investimeve në rrugët kryesore të transportit evropian që kalojnë nëpër Maqedoni.Në fjalimin e tij, Nikolloski theksoi rëndësinë e Korridorit 10 Pan-Evropian dhe Korridorit 8 Pan-Evropian, duke theksuar se ato përfaqësojnë lidhje strategjike transporti që e pozicionojnë vendin si një pikë të rëndësishme tranziti në rajon.Ai theksoi se investimet në infrastrukturën e këtyre korridoreve nuk janë të rëndësishme vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.”Investimet në…

Read More

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinë ka filluar një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike, duke përfshirë sipërfaqet e gjelbëruara, trotuaret dhe shtyllat elektrike.Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i këtij aksioni është të lirohen hapësirat publike dhe të sigurohet lëvizje më e lirë dhe më e sigurt për këmbësorët.“Qëllimi i këtij aksioni është largimi i reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, veçanërisht trotuareve, për të siguruar lëvizje më të lirë dhe më të sigurt për qytetarët”, thuhet në njoftim.Komuna ka bërë thirrje për qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat dhe të…

Read More

Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, mund të largohet nga klubi francez gjatë afatit kalimtar të verës për t’iu bashkuar një skuadre të Ligës Premier, raporton Diario Sport.Agjenti i sulmuesit, Moussa Sissoko, ka zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv të Manchester City, Hugo Viana, në Madrid, duke ndezur spekulime mbi një transferim të mundshëm.Kontrata aktuale e Dembeles me PSG skadon në qershor të vitit 2028, dhe klubi anglez po shqyrton seriozisht mundësinë e nënshkrimit të tij këtë verë. Nga ana e tyre, parizienët kanë tentuar ta rinovojnë kontratën e lojtarit, por negociatat nuk kanë dhënë përparime të dukshme. Fituesi i Topit…

Read More

Nisja e sotme e seancës plenare ka filluar me leximin e raportit të përgatitur nga opozita dhe mazhoranca, në përgjigje të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, dhe rrjedhimisht hapjes rrugë për arrestimin e saj.Raporti i parë është lexuar nga demokrati Oerd Bylykbashi, ku bëri thirrje që të votohet pro arrestimit të saj, ndërsa pas tij raporti i PS u lexua nga Ulsi Manja, i cili bëri thirrje për votimin kundër, raporton Tch.Kryeministri Edi Rama gjatë kohës së leximit të raportit të PD, është larguar nga salla, për t’u rikthyer në momentin që nisi leximi i…

Read More

Anëtari i Këshillit të Mandateve dhe njëkohësisht deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka prezantuar këtë të enjte raportin për imunitetin e Belinda Ballukut që po shqyrtohet në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë pas kërkesës së SPAK.Manja ka thënë në prezantimin e tij se masa personale nuk prodhon asnjë efekt real juridik, raporton euronews.al.“Raportin tonë e kemi bërë publik. Më lejoni që të shpreh qëndrimin tim lidhur me raportin e pakicës. Kam që nga viti 2013 në këtë Kuvend dhe kjo është kërkesa e shtatë për deputeten Belinda Balluku. Nuk ka në këtë sallë raport më të detajuar me…

Read More

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka shënuar një avancim të rëndësishëm në fushën e urologjisë, duke realizuar për herë të parë në Kosovë intervenimin kirurgjik minimal invaziv Nephrolitotomia Perkutane (PCNL – Percutaneous Nephrolithotomy) për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se deri më tani, pacientët me këtë patologji kanë qenë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore. “Fillimi i aplikimit të kësaj procedure në QKUK përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike dhe në ofrimin e trajtimeve moderne brenda sistemit publik shëndetësor në…

Read More