Author: korrektpress

Mesfushori shqiptar i Hajduk Split, Adrion Pajaziti, është pezulluar me tre ndeshje pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kroacisë kundër Rijekës, të cilën skuadra nga Spliti e humbi me rezultatin 3-2 javën e kaluar.Pajaziti u përjashtua në minutën e 21-të të kohës shtesë, menjëherë pasi Gabriel Rukavina realizoi golin që përmbysi rezultatin në favor të Rijekës. Gjatë festimeve të ekipit vendas dhe kaosit në tribuna, sipas procesverbalit zyrtar, mesfushori e tërhoqi për krahu gjyqtarin e katërt Oliver Romic dhe më pas fyeu ekipin e gjyqtarëve të udhëhequr nga gjyqtari kryesor Patrik Kolaric. Kartoni i…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ftuar për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe ndërgjegje në çdo institucion vendor në vendim-marrje, gjatë një seance përkujtimore të mbajtur sot lidhur me tragjedinë e Koçanit të vitit të kaluar, kur nga zjarri në një lokal humbën jetën 63 të rinjëve të vendit.“Realizuam një seancë komemorative me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Koçanit, në të cilën përkujtuam dhe nderuam me dhimbje 63 të rinjtë që humbën jetën në natën tragjike të 16 marsit 2025 – një ngjarje që la plagë të thella në ndërgjegjen e gjithë shoqërisë sonë”, tha…

Read More

Është mbajtur sot seanca plenare, ku në rendin e ditës ishte dhe votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.Ndërsa në Kuvend mbahej seanca, jashtë tij zhvillohej proteste nga Partia Demokratike.Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK në sallë deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke shprehur kundërshtinë e tyre, ndërsa jashtë sallës tubuesit u përplasën me policinë, raporton TchAta tentuan që të thyenin kordonin e policisë duke hedhur drejt tyre sprej dhe tymuese në ngjyrë blu. Pak çaste më vonë, edhe protesta u shpërnda duke njoftuar se e radhës do të mbahet më 22 mars.

Read More

Ambasada gjermane reagoi sot pas votimit në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.Sipas ambasadës, përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mbetet i lidhur ngushtë me efektivitetin e drejtësisë ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se politika duhet ta garantojë këtë proces, raporton euronews.al.“Ambasada Gjermane deklaron se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste…

Read More

Kompania KRM Ambienti u ka bërë thirrje qytetarëve të Pejë, Klinë dhe Istog që të paraqiten në njësitë e saj përkatëse për të përditësuar të dhënat personale në sistemin e kompanisë.Sipas njoftimit, përditësimi i të dhënave të klientëve është një proces i rëndësishëm si në aspektin operacional ashtu edhe në atë ligjor, pasi ndikon në saktësimin e të dhënave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.“Përditësimi i të dhënave të klientëve është një proces i rëndësishëm për shumë arsye, si në aspektin operacional dhe ligjor, ashtu edhe për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen ndaj klientëve”, thuhet në njoftim.Nga kompania bëhet e…

Read More

Një skenë prekëse pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Manchester Cityt në kuadër të fazës së 1/8-tës të luajtur në Santiago Bernabeu është bërë virale në rrjetet sociale.Një moment tejet emocionues është kapur nga kamerat pas fitores së madhe 3-0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, duke prekur zemrat e tifozëve në gjithë botën.Talenti i ri i Real Madridit, Manuel Angel, përjetoi një nga momentet më të mëdha të jetës së tij sportive: debutimin në Ligë e Kampionëve në stadiumin legjendar Santiago Bernabeu. Por, ajo që e bëri këtë natë edhe më të veçantë ishte ajo…

Read More

Rrjeti i pikave të karburantit Shell në Kosovë ka prezantuar aplikacionin e tij të ri mobil, një platformë digjitale që u mundëson përdoruesve të menaxhojnë furnizimet me derivate, të ndjekin shpenzimet dhe të përfitojnë nga oferta dhe shpërblime të ndryshme në çdo vizitë në pikat Shell. Aplikacioni është krijuar për të lidhur përdoruesit me shërbimet e kompanisë në një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të organizuar.Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit mund të shohin historikun e furnizimeve, të monitorojnë transaksionet dhe të qëndrojnë të informuar për ofertat dhe promovimet që janë aktive në rrjetin Shell. Platforma përfshin gjithashtu hartën interaktive të…

Read More

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton opinionin publik se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.Sipas njoftimi për media bëhet e ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza të të…

Read More

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Osmani thotë se shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje menjëherë.Me deklaratat e tij të fundit ai ka humbur çdo kredibilitet për të udhëhequr edhe institucionin më të vogël në një shtet multietnik, e jo më institucionin që duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe i barazisë.Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.Nëse nuk ndërpritet në fillesë, nesër mund të jetë shumë vonë”, ka shkraur Osmani. Kujtojmë…

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka takuar sot drejtorët e institucioneve korrektuese dhe drejtorët e departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me të cilët ka trajtuar drejtpërdrejt çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin dhe integritetin e sistemit korrektuese.Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se institucionet korrektuese kërkojnë disiplinë, profesionalizëm dhe standarde të qarta të llogaridhënies në çdo nivel të drejtimit. “Gjatë vizitës në Lipjan takova drejtorët e institucioneve korrektuese dhe drejtorët e departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me të cilët trajtuam drejtpërdrejt çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin dhe integritetin…

Read More