Author: korrektpress

Përballja e javës së pestë në Ligën e Konferencës nuk ka shkuar siç e kishte pritur Drita. Skuadra jonë pësoi humbjen e parë në garë, duke u mposhtur 3-0 nga AZ Alkmaar.Drita kishte një fillim të mirë, duke krijuar rastin e parë në minutën e 3-të me një harkim nga Almir Ajzeraj, por portieri i holandezëve reagoi me vështirësi dhe priti topin. Kontrolli i lojës në minutat e para i përkiste vendasve, por AZ Alkmaar ishte më efikas në shfrytëzimin e mundësive. Në minutën e 17-të, kapiteni Sven Mijnans realizoi për 0-1, duke shfrytëzuar një pasim të saktë nga Isak…

Read More

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur për tatuazhet që ka në trup dhe kuptimet personale që ato mbartin. Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Fjolla ndau historitë dhe simbolikën pas çdo tatuazhi, duke ofruar një pasqyrë të jetës së saj personale dhe përvojave që e kanë formuar.Ajo tha: “Data e lindjes së vajzës së madhe që më ka bekuar Zoti, data e lindjes së vajzës së dytë, këto varrat e jetës kur të vrahesh, që më ka goditur jeta, kjo është…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj. Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun.Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas mediave. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e plotë e…

Read More

Mbrojtja e disa të akuzuarve në rastin e tragjedisë së Koçanit ka bërë një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë.Siç thonë ata, aktakuza është e paqëndrueshme dhe se në publik shpërndahen informacione të pasakta për përgjegjësinë institucionale.Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur të parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.Prokuroria deklaroi se provat do të tregojnë se objekti ka qenë “kurth vdekjeprurës” për shkak të neglizhencës sistematike dhe gabimeve institucionale. Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona, përfshirë…

Read More

Një video që ngrin gjakun në venat, e publikuar nga autoritetet australiane, tregon momentin kur një parashutisti mbeti i varur mijëra metra mbi tokë pasi ‘çadra’ iu ngjit pas bishtit të aeroplanit.Parashutisti i mbijetoi incidentit që ndodhi në jug të Cairns , Australi gjatë një akrobacie në muajin shtator, por videoja u publikua vetëm tani pas hetimit të kryer nga organi mbikëqyrës i sigurisë së transportit.Ishte planifikuar që 16 parashutistë të formojnë një akrobacion në lartësi prej 4600 metrash, ndërsa regjistroheshin nga një kameraman, u shndërruan në tmerr brenda disa sekondash pasi pjesëmarrësi i parë arriti te dera e avionit.Videoja…

Read More

Pas disfatës 71:64 ndaj Trepçës në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së basketbollit kosovar, Bashkimi ka bërë të ditur gjendjen e vështirë të ekipit për shkak të lëndimeve të shumta. Kjo humbje shënoi disfatën e tretë rresht për skuadrën.Klubi përballoi nënkampionen pa dy lojtarët amerikanë të lënduar, ndërsa gjatë ndeshjes u dëmtua edhe Valon Bunjaku.“Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit të katër lojtarëve tanë, Valon Bunjaku, Isaiah Cousins, Jeremiah Bailey dhe Besim Bytyqi, një situatë që padyshim ka ndikuar në rezultatet e ekipit tonë në tri ndeshjet e fundit.…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar sot (e enjte) projektin e saj më të ri muzikor me titull “Merri”, i shoqëruar me klip.Ky projekt vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje nga fansat, të cilët mezi po prisnin materiale të reja nga artistja.Teksti i këngës është shkruar nga vetë Dafina në bashkëpunim me Rron Krasniqin. Foto: YouTubePër producimin e këngës kanë punuar Rzon, Egzon dhe Deard Sylejmani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të krijuar një tingull modern dhe cilësor, që përshtatet me stilin e Zeqirit.Videoja muzikore, e realizuar nga Sekuencë, sjell imazhe tërheqëse dhe estetikë…

Read More

Ukraina i dorëzoi SHBA-së dje versionin e përditësuar të planit të paqes, ka konfirmuar Volodymyr Zelensky.Ai thotë se çështjet territoriale ende mbeten “në diskutim” dhe sugjeron që ukrainasit të kenë të drejtë të shprehin mendimin e tyre përmes referendumit rreth lëshimit të territoreve, raporton skynews.Zelensky thotë se SHBA-ja ka propozuar krijimin e një “zone ekonomike të lirë” në rajonin e Donbasit nga i cili ata duan që të tërhiqet Ukraina.Ai shton se po diskutohet gjithashtu tërheqja e forcave ruse nga pjesë të vogla të territoreve në rajonet Kharkiv, Sumy dhe Dnipro.Ai gjithashtu mohon ekzistencën e një afati të vendosur nga…

Read More

Të gjitha procedurat për mbajtjen e protestës së paralajmëruar për më 13 dhjetor në sheshin Skënderbe në Shkup janë tejkaluar.Nga komuna e Çairit kanë informuar organet kompetente për sigurimin e mbarëvajtjes së protestës, që organizohet në territorin e saj.“Ne jemi të informuar për protestën dhe në përputhje me procedurat, kemi njoftuar organet kompetente për të siguruar mbarëvajtjen dhe rendin publik”, thonë nga Komuna e Çairit.Nga Minsitria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të formohet Shtabin Operativ, për të cilin thonë se është procedurë standarde për tubime të kësaj natyre.Pjesë e shtabit janë përfaqësues të të gjitha njësive organizative pranë…

Read More

Real Madridi mund të duhet të përballet me sfidën e radhës në La Liga ndaj Alaves pa sulmuesin e tyre kryesor, Kylian Mbappe, i cili dyshohet se nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi.Ylli francez ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, por qëndroi vetëm në stol gjatë gjithë takimit për shkak të shqetësimeve në muskujt e këmbës së majtë. Frika tani është se dëmtimi mund të jetë serioz dhe mungesa e tij mund të zgjasë më shumë se sa pritej, duke i shtuar presion një skuadre që po kalon një periudhë…

Read More