- Shqipe Selimi nga Haga: Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë
- Dalin në dritë detaje të reja rreth rrahjes në zhveshtoren e Real Madridit
- Gjendet një person pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetohet
- Gashi: Vendi ynë përballet me plakje të popullsisë, rënie të natalitetit dhe migrim të të rinjve – sfidat demografike kërkojnë politika afatgjate
- PDK-ja në Malishevë kundër listës me Limajn? Mazreku: Na ka dëmtuar në nivel të përgjithshëm
- Lewandowski paraqet kërkesat për pagë për dy gjigantët e Serie A
- Erëra të forta në Vlorë, rrëzohen disa pemë
- Mbaroi epoka e diskursit racional
Author: korrektpress
Një nga projektet më të përfolura infrastrukturore në Prishtinë, rruga “Jim Xhema” – e njohur edhe si Rruga A, vazhdon të përballet me sfida të shumta në realizimin e saj.Ky projekt filloi me përgatitjet në shkurt të vitit 2022, edhe pse ishte paralajmëruar më herët gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti. Segmenti i parë, rreth 1.5 kilometra, kishte një kosto prej 8.4 milionë euro dhe ishte parashikuar të përfundonte brenda 240 ditëve pune.Në janar të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Prishtinës vendosi që Rruga A të riemërtohej “Jim Xhema” në nder të veprimtarit shqiptar në SHBA. Punimet nisën…
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy shtetas të Kosovës për trafikim me armë dhe mjete motorike.Policia njofton se gjatë operacioni janë vënë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë. “Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë finalizuan operacionin e koduar “JAD 1”.Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues…
Nga BDI thonë se pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria kanë qëndruar në heshtje dhe nuk kanë marrë asnjë masë konkrete.”Prej një jave qytetarët përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe të derivateve të naftës. Në këtë periudhë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria ka qëndruar në heshtje, pa asnjë masë konkrete për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare”.”Nga e hëna pritet një rritje e re e çmimeve të derivateve. Kjo do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në çmimet e transportit, të ushqimit dhe të shërbimeve, duke e rritur…
KRU Hidromorava ka njoftuar konsumatorët se më 13 mars 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugën “7 Shtatori” dhe në Kodër të Dëshmorëve.Sipas komunikatës, ndërprerja e ujit është shkaktuar nga punime në rrjetin e ujësjellësit, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës.“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Kodër të Dëshmorëve dhe rrugën ‘7 Shtatori’. Për çdo ndryshim eventual apo informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve…
Gara për presidencën e Barcelonës ka arritur kulmin këtë javë, ndërsa në qendër të debatit është vendosur ish-lojtari dhe ish-trajneri i klubit, Xavi Hernandez. Ai ka deklaruar se Joan Laporta, i cili konsiderohet favorit për t’u rizgjedhur në votimin e kësaj fundjave, kishte vënë veton për rikthimin e Lionel Messit në klub gjatë verës së vitit 2023.Sipas Xavit, Laporta gjithashtu nuk e mbështeti atë në mënyrën e duhur lidhur me shkarkimin e tij një vit më vonë. Ish-trajneri i Barcelonës theksoi se ishte bindur të mos jepte dorëheqjen në fund të sezonit 2023/24, por vetëm disa javë më pas u…
Stela Sorbetini bëri lajm pasi ndau publikisht ngjarjen në rrjetet sociale. Ajo gjeti një mesazh të shkruar me dorë në xhamin e përparmë të veturës së saj dhe ai ndryshoi komplet jetën e saj dhe marrëdhënien me bashkëshortin. Mesazhi ishte kaq tronditës saqë “i ngriu gjakun në venë”.Në videot që Stela publikoi në TikTok, ajo tha se “kjo është totalisht e çmendur. Unë vij në shtëpi dhe e gjej këtë mesazh te fshesat e xhamit. Do t’ju lexoj çfarë shkruan”. @stellasorbettini But actually tho do I text her fr…. #cheatinghusband #tinder #cheater #theotherwoman #fyp ♬ Walking Around – Instrumental Version…
Prodhuesi amerikan Rivian ka zbuluar SUV‑in e tij të ri elektrik R2, i cili planifikohet të shitet edhe në Evropë dhe do të konkurrojë modelet kryesore në segmentin SUV elektrik si BMW iX3 dhe Tesla Model Y.Versioni i parë që shkon në prodhim është R2 Performance, me çmim fillestar prej 57 990 dollarë, një fuqi prej 656 kuaj/fuqi, drejtim në katër rrota dhe një autonomi prej rreth 530 kilometrash me një karikim të vetëm.Me një gjatësi rreth 4,7 metrash, Rivian R2 futet në segmentin e SUV‑ve elektrikë të mesëm, ku rivalizon drejtpërdrejt me modele të njohura si BMW iX3 dhe…
Rritja më e madhe e shërbimit të videos YouTube në vitet e fundit ka ardhur nga shikueshmëria në televizor dhe kompania në pronësi të Google tani dëshiron të fitojë më shumë para nga kjo.Një nga mënyrat për ta arritur këtë është futja e reklamave 30 sekondëshe në TV, të cilat nuk mund të anashkalohen. Këto reklama tani janë në dispozicion të reklamuesve në mbarë botën.Kompania i ka informuar reklamuesit se inteligjenca e tyre artificiale “optimizon në mënyrë dinamike ndërmjet reklamave të shkurtra 6 sekondëshe, standardeve 15 sekondëshe dhe formatit të reklamave 30 sekondëshe që nuk mund të anashkalohen në TV…
Një burrë nga Mbretëria e Bashkuar është në listën e 20 personave që në Emiratet e Bashkuara Arabe janë akuzuar sipas ligjeve për krimin kibernetik për shkak të regjistrimit dhe publikimit të materialeve që lidhen me sulmet iraniane ndaj vendit.The Guardian raporton se bëhet fjalë për një turist që po vizitonte Dubain, i cili është akuzuar sipas një ligji që ndalon shpërndarjen e materialeve që mund të rrezikojnë sigurinë publike.Rasti është theksuar nga organizata Detained in Dubai, e cila ofron ndihmë juridike për individët në Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton bbc. MINUTË PAS MINUTE – Lufta po vazhdon në Iran…
Kandidati për kryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, para anëtarëve të KPK-së ka paraqitur platformën dhe objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të këtij institucioni.Gashi tha se ka 14 vite përvojë pune si prokuror dhe se gjatë mandatit si anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka përfaqësuar këtë institucion në tryeza dhe grupe të ndryshme punuese që lidhen me reformën në drejtësi.“Të nderuar kolegë, anëtarë, prokurorë, prokurore dhe staf mbështetës, besoj në mbështetjen tuaj për një sistem prokurorial të bazuar në meritokraci dhe asnjëherë në interesa vetanake apo grupore”, ka deklaruar Gashi.Ai theksoi se ka udhëhequr një…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari