- Shtytja e privatësisë: Ku e kufizojnë më shumë evropianët qasjen në të dhënat e tyre personale?
- BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet
- Vëllai i Madh gjobit banorët e BBVK 4 me minus 10 mijë euro nga çmimi i madh
- Juventusi do të tentojë sërish për Kolo Muanin, por pa e përfshirë Khephren Thuramin
- Belsh, 65-vjeçarja humb jetën pasi u sulmua nga qeni i fqinjit
- Mesazhe të reja të Epsteinit: Më pëlqeu videoja e torturës
- Mercedes prezanton modelin e ri Marco Polo – kamper të ëndrrave për pushime
- Një eksperte pohon se një pyetje që i bëhet partnerit mund ta përmirësojë “menjëherë” një marrëdhënie
Author: korrektpress
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën dhe Rusinë: Mjaft me fjalë, duhen veprime
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zemërimin e madh ndaj të dyja palëve të përfshira në luftën Ukrainë-Rusi, duke theksuar se situata kërkon veprime konkrete dhe jo thjesht biseda diplomatike.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila foli përpara gazetarëve dhe transmetoi qëndrimin e liderit amerikan.“Ai është i lodhur nga takimet që bëhen vetëm për hir të takimeve. Mjaft me fjalë, tani na duhen veprime”, ka deklaruar Leavitt, duke përcjellë mesazhin e fortë të Trumpit. — (@) Sipas Leavitt, presidenti ka theksuar se situata ka tejkaluar fazën e diskutimeve dhe kërkon vendime…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Miloshoski, deklaroi se Maqedonia dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje për investime, bashkëpunim dhe projekte, duke theksuar se tema e migrantëve po përdoret si manipulim politik nga kreu i LSDM-së, Venkо Filipçe.“Maqedonia dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar marrëveshje për investime dhe projekte. Asnjëherë nuk është hapur temë që përfshin migrantë. Kjo është një temë e lehtë për t’u manipuluar, dhe besoj se për Filipçen kjo temë ka rol të dyfishtë. Si kryetar i LSDM-së, ai përballet me ‘migrantë partiakë’ që po largohen në opsione të tjera politike, sepse shohin se LSDM po e…
Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj po vazhdojnë të rrëmbejnë vëmendje në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.Ata tashmë janë shfaqur nëpër situata të ndryshme, teksa kanë lënë vend edhe për dyshime.E gjestet e tyre veçse janë bërë të diskutueshme në rrjet e janë komentuar gjithandej. Foto: InstagramSë fundmi ata kanë qenë duke qëndruar në dhomë të gjumit, ku Londrimi e vuri në siklet me një pyetje.”A më do”, iu drejtua ai.Tutje Klodi ia ktheu: “Po ama”.E kjo e bëri që ky i fundit të ndihet në siklet e në gjendje jo edhe aq të favorshme. /Telegrafi/ View this post on…
Drita ka pësuar humbje ndaj AZ Alkmaar me rezultatin 3-0, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.Mysafirët holandezë shënuan që në minutën e 17-të me Sven Mijnans, ndërsa në minutën e 58-të, Isak Jensen dyfishoi rezultatin me një gjuajtje të fuqishme. Në minutën e 90-të, Ibrahim Sadiq vulosi fitoren e mysafirëve.Pavarësisht rasteve të krijuara nga Drita dhe dominimit në disa momente të ndeshjes, skuadra e Zekirija Ramadanit nuk arriti të shënojë. Lojtari më i mirë i Dritës ishte Besnik Krasniqi, i cili u vlerësua nga SofaScore me notën 7.1. Mbrojtja pati një paraqitje…
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është shndërruar në një nga çështjet më të rëndësishme strategjike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.Në një periudhë të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve hibride në rajon e në veçanti nga Serbia, Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit.Prandaj edhe thirrjet janë të vazhdueshme që Republika të bëhet anëtare e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.Madje javë më parë në një diskutim u mbajtën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë thirrje që Kosova të…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është distancuar nga gjuhë e Sami Kurteshit në raport me mediat.Kurti ka thënë se nuk pajtohet me përgjithësime të tilla.“Unë jam kundër çfarëdo përgjithësimi dhe nuk e mbështes një gjuhë të tillë. Por, ta keni parasysh që njerëz të ndryshëm janë reagime të ndryshme dhe mbajnë përgjegjësi për veten”, ka thënë ai në Kanal 10.Tutje, ai ka thënë se LVV është subjekt politik dhe nuk mund të marrë masa kryetari ndaj asnjë anëtari.“Në jemi subjekt politik demokratik, nuk i merr ato masa kryetari. Ekziston statuti, edhe ai disiplinori ku adresohen këto çështje. Nuk mund të…
Sigal Prishtina shënoi pesë pikë në fund për fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me rezultat 75:73 në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.Ndeshja në kryeqytet ishte mjaft interesante, ku çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 15:17, derisa edhe periudha e dytë ishte ngjashme, 24:21, duke shkuar në pushim 39:38. Lojë shumë interesante ishte në pjesën e dytë, vecanërisht në sekondat e fundit. Mysafirët po fitonin 70:73, por më pas Bailey shënon tre pikë dhe Burns dy, për 75:73.Deondre Burns e përfundoi ndeshjen me 19 pikë e pesë asistime, ndërsa Adrio Bailey kishte 22 pikë e…
Gjykata tregtare në Francë ka urdhëruar likuidimin e kompanisë Brandt, që ishte prodhuesi i fundit i madh francez i pajisjeve shtëpiake. Ky lajm është përshkruar nga mediat franceze si një goditje e rëndë për industrinë dhe ka bërë që fati i rreth 750 punonjësve të jetë në rrezik. Ministria e Ekonomisë dhe Financave e ka quajtur këtë si “lajme të tmerrshme, një shok dhe një goditje shumë e rëndë për industrinë franceze”, raporton lemonde. Gjykatësit refuzuan propozimin e vetëm që ofronte shpresë për të ardhmen e grupit. Nga ofertat e depozituara, një projekt nga një kooperativë punonjësish (SCOP) premtonte shpëtimin…
Ambasadori i SHBA-së në Turqi dhe i dërguari i posaçëm për Sirinë, Tom Barrack, ka thënë se Turqia duhet të përfshihet në një forcë ndërkombëtare stabilizimi për Gazën, duke përmendur kapacitetin ushtarak të Ankarasë dhe kanalet e saj të dialogut me grupin palestinez Hamas, sipas komenteve që ai bëri në Konferencën e Uashingtonit të Jerusalem Post.Në komentet e ndara të enjten nga gazetari izraelit Amichai Stein në X, Barrack tha se pjesëmarrja e Turqisë do të forconte Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) të propozuar, e cila është pjesë e mekanizmit të pasluftës të përcaktuar sipas planit të armëpushimit.”Sugjerimi ynë ishte…
Shkëndija ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në UEFA Ligën e Konferencës, duke mposhtur në Shkup gjigantin sllovak Slovan Bratislava me rezultat 2:0. Një skuadër me shumë renome në arenën evropiane dhe me vlerë merkatoje disa fish më të madhe se kuqezinjtë, por që u detyrua të përkulet para kampionit të Maqedonisë. Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në zonën e play-off-it dhe mban gjallë shanset reale për kalimin në fazën tjetër të garës, njofton Telegrafi.Kuqezinjtë e Tetovës zhvilluan një ndeshje të fuqishme ndaj një rivali që erdhi në Shkup me shumë mungesa, ndërsa vetë Shkëndija e mbyll grupin pa asnjë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari