Author: korrektpress

Edhe gruaja e cila mori lëndime nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot një grua ka ardhur pa shenja jete nga Spitali i Prizrenit. “Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, ka thënë Syla. Ndërkaq, në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një grua, i cili aksident ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni. “Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim…

Read More

Democracy Plus (D+) dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) kanë publikuar raportin “Kostoja e Politikës në Kosovë”, i cili shqyrton ndikimin e kostove financiare në pjesëmarrjen politike dhe konkurrencën zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.Sipas raportit, kostoja e kandidimit për një vend në Parlament paraqet një barrierë të konsiderueshme për shumë qytetarë.Mesatarja e shpenzimeve për kandidat ishte 9,463 euro, ndërsa kandidatët e zgjedhur shpenzuan mesatarisht 12,150 euro, krahasuar me 4,090 euro të shpenzuara nga ata që nuk arritën të zgjidhen. Këto të dhëna tregojnë një lidhje të qartë midis shpenzimeve financiare dhe suksesit elektoral.Raporti thekson se kostoja e lartë…

Read More

Mungesa e vitaminës D është e zakonshme dhe mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të tilla si osteoporoza (një gjendje që shkakton dobësi të kockave) dhe depresionin. Shumë faktorë mund të shkaktojnë mungesë të vitaminës D.Sipas Health, të kuptuarit e shkaqeve dhe faktorëve të rrezikut për mungesën e vitaminës D mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj mungese.Vështirësi në thithjen ose tretjen e vitaminës DTrupi juaj e thith vitaminën D në zorrën e hollë, dhe kur nuk mund ta thithni siç duhet, ka më shumë të ngjarë të zhvilloni mungesë të vitaminës D.Njerëzit me gjendje mjekësore që prekin zorrën e…

Read More

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mëngjesi i sotëm ka nisur me një skenë të ëmbël që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Dolce shihej duke u kujdesur për higjienën personale në banjë, duke pastruar dhëmbët, kur papritmas Edi u afrua dhe e puthi lehtë në qafë, duke treguar afërsinë dhe rehati mes tyre.Ky moment i ngrohtë vjen pas kthimit të Dolces në shtëpi, pasi ajo kishte munguar për disa ditë gjatë pjesëmarrjes në “Grande Fratello”. BBVK/InstagramAfërsia e tyre nuk duket se ka ndryshuar, dhe banorët e tjerë mund të shohin lehtësisht lidhjen e veçantë që ata ruajnë me njëri-tjetrin.Përveç…

Read More

Pas rikuperimit nga problemet fizike që e penguan të fillonte sezonin me ekipin, portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen duhet të vendosë brenda ditëve nëse do të kërkojë një sfidë të re apo do të qëndrojë i lidhur me Barcelonën që prej kohësh i ka treguar portën e daljes.Sipas raportimeve, e ardhmja e Ter Stegen mbetet e pasigurt. Pasi ka kaluar periudhën e rehabilitimit, portieri duhet të vendosë shpejt nëse do të vazhdojë me klubin katalanas apo do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.Në radhë të parë, portieri nuk duket se ka vend në planet e trajnerit…

Read More

Sot (12/12/2025), para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë, një numër i madh punëtorësh nga sektorë të ndryshëm të korporatës kanë zhvilluar një protestë paqësore, duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e pagës së 13-të.Punëtorët shprehën pakënaqësinë e tyre me pankarta dhe thirrje si: “Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën” dhe “Menaxhment respekto ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, raporton Telegrafi.Kryetari i Sindikatës së Re të KEK, Nexhat Llumnica, në emër të punëtorëve, theksoi se kërkesa për pagën e 13-të është…

Read More

Seanca që pritej këtë të premte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për 5 janar.Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore, raporton euronews.alSipas tij, ish-presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e dosjes, ndërsa atij nuk i janë dhënë, gjë që, sipas kryebashkiakut, cenon të drejtën për një mbrojtje të barabartë.

Read More

Seanca parlamentare për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave të rinj u caktua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për 24 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.Së pari, do të pasojë shkarkimi i Ministrit për Çështjet Evropiane Orhan Murtezani, dhe më pas deputetët do të votojnë për zgjedhjen e zv. kryeministrit të parë, Ministrit për Çështjet Evropiane, Bekim Sali nga partia Alternativa, dhe Ministrit të Mjedisit, Muhamed Hoxha nga Lëvizja Demokratike, të dy nga koalicioni VLEN.Zgjedhja e ministrave të rinj vjen pas zgjedhjeve lokale, pasi zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, u bë kryetar i komunës së Çairit.Pas zgjedhjes…

Read More

Njollat e mbetura në hekur shpesh janë problem, dhe ndonjëherë duket vështirë se largohen. Sidoqoftë, ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë për këtë pasi mund ta pastroni hekurin me një përbërës të zakonshëm nga banjoja.Nuk rekomandohet të shpenzoni para për kimikate të shtrenjta ose të rrezikoni dëmtimin e pajisjes me tela të ashpër. Sekreti i një hekuri të shndritshëm fshihet në një produkt që shumë njerëz e kanë tashmë në banjot e tyre.Në fakt, pasta e dhëmbëve e bardhë e thjeshtë është një nga aleatët më të mirë në luftën kundër depozitave të djegura në pllakën e hekurit. Vetitë gërryese…

Read More

Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 mijë eurove, arrestohen në flagrancë tre persona.Sipas një njoftimi për media sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.Tutje thuhet se sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të…

Read More