Author: korrektpress

Barcelona po vazhdon të monitorojë nga afër talentet e reja në futbollin evropian dhe një nga emrat që ka hyrë fuqishëm në radarët e klubit është i riu suedez Rayan Bardghji. Futbollisti vetëm 16-vjeçar po spikat në ekipet e moshave të klubit danez Nordsaelland, ku paraqitjet e tij në nivelin U-19 kanë tërhequr vëmendjen e skautëve të klubit katalanas. Drejtuesit sportivë të Barcelonës e shohin atë si një investim strategjik për të ardhmen e akademisë së klubit.I riu suedez po dallohet për talentin ofensiv, vizionin në lojë dhe aftësitë teknike, cilësi që konsiderohen shumë të përshtatshme për filozofinë e zhvillimit…

Read More

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Personi Juridik “E.D&C” SH.P.K për shkak të veprës penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 37 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe i pandehuri V.H., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.Sipas njoftimit thuhet se Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, e kryesuar nga gjyqtarja e vetme gjykuese Mimoza Maloku Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurit Personi Juridik “E.D&C” SH.P.K, e…

Read More

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Gjilanit ka njoftuar se pronarët e subjekteve afariste dhe personat fizik që kanë vendosur kiosqe, boksa, lodra apo objekte të tjera lëvizëse në sheshin e qytetit duhet t’i largojnë ato deri më 15 mars.Inspektorët e Shërbimeve Publike kanë vendosur paraditen e së premtes shirita dhe njoftime mbi këto objekte, duke paralajmëruar pronarët për pasojat në rast mosveprimi.“Pronarët janë informuar që të largojnë vetë këto gjësende nga hapësirat publike më së largu deri më 15 mars në orën 24:00. Në të kundërtën, pas këtij afati, komuna do t’i largojë me shpenzime që do t’u ngarkohen…

Read More

Industria e ndërtimit po hyn në një epokë të re. Ndërsa kërkesa për banim modern, të përballueshëm dhe të shpejtë po rritet në gjithë Evropën, kompania InstaBuilt ka prezantuar një koncept inovativ që mund të ndryshojë mënyrën se si ndërtohen dhe përdoren shtëpitë.Kompania ka lansuar zyrtarisht PopUp Houses, një linjë të re shtëpish modulare që kombinojnë teknologjinë e ndërtimit industrial, dizajnin modern dhe fleksibilitetin e jetesës.Ky koncept i ri synon të ofrojë një alternativë të shpejtë dhe inteligjente ndaj ndërtimit tradicional – me shtëpi që mund të vendosen në pronë brenda një kohe shumë më të shkurtër dhe me kosto…

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar fillimin e shpërndarjes së mëshqerrave për fermerët e zonës, në kuadër të projektit për zhvillimin e blegtorisë, që përfshin gjithsej 162 përfitues.“Sot kemi filluar shpërndarjen e mëshqerrave për fermerët llapjanë, në kuadër të projektit për zhvillimin e blegtorisë, ku nga projekti kemi gjithsej 162 përfitues”, tha Bulliqi.Ai bëri të ditur se në fazën e parë janë shpërndarë 56 krerë mëshqerra, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të ndahen në fazat e ardhshme.“Urime për përfituesit, do të vazhdoj t’i mbështes edhe në të ardhmen”, shtoi kryetari i Podujevës, duke theksuar angazhimin e…

Read More

Marka kineze Jaecoo ka prezantuar modelin e saj kryesor SUV, Jaecoo 8 SHS‑P, i cili do të shitet së shpejti edhe në Evropë. Ky është SUV-i i parë me tre radhë ulëse i Jaecoo, me versione Luxury (7 ulëse) dhe Executive (6 ulëse).Modeli i ri përdor sistemin Super Hybrid (SHS), që kombinon motorin benzinë turbo 1.5 litër me transmision DHT dhe të gjithë rrotat aktive, duke dhënë 428 kuaj/fuqi dhe 580 Nm moment rrotullues. Përshpejtimi 0-100 km/h arrin në 5.8 sekonda, ndërsa emisionet e CO₂ janë vetëm 14 g/km.Jaecoo 8 SHS‑P ofron ekrane të mëdhenj, sistem audio premium, ulëse me…

Read More

Siguria në rrugë nuk fillon me rripin e vendosur apo me dritat e ndezura. Fillon shumë më herët,në servis. Çdo komponent i makinës luan rol të drejtpërdrejtë në stabilitetin, performancën dheqëndrueshmërinë e saj. Dhe vetëm pjesët origjinale mund ta garantojnë këtë.Në çdo makinë moderne, sistemet janë të ndërlidhura në mënyrë precize.Një disk freni, një sensor stabiliteti apo edhe një filtrues i ajrit ndikon në mënyrën se si makinareagon në çdo sekondë. Pjesët jo-origjinale mund të duken të përshtatshme në pamje të parë,por në praktikë ato shpesh ndryshojnë në dimension, përbërje materiale apo qëndrueshmëri.Këto diferenca të vogla mund të shkaktojnë konsum…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka prezantuar vizionin e ri zhvillimor për zonën e quajtur “Bahçe”, duke bërë të ditur se është hartuar një masterplan që synon transformimin e kësaj hapësire në një zonë moderne, të gjelbër dhe të përshtatshme për jetesë.Në një njoftim publik, Rahimaj theksoi se ky projekt nuk është vetëm një dokument teknik, por një plan afatgjatë për zhvillimin e qytetit.“Sot kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju vizionin tonë të ri për vendin e quajtur ‘Bahçe’. Ky Master Plan nuk është thjesht një dokument teknik, por një premtim për një qytet më të…

Read More

Borussia Dortmund po përgatitet për një verë shumë të nxehtë në afatin kalimtar, teksa drejtuesit e klubit synojnë të sigurojnë rreth 110 milionë euro nga shitja e dy prej lojtarëve kryesorë për të rindërtuar skuadrën.Pas rinovimeve të kontratave me Felix Nmecha dhe lëvizjeve të fundit rreth mbrojtësit Nico Schlotterbeck, drejtuesit e klubit gjerman kanë pranuar se për të realizuar afrime të reja, fillimisht duhet të krijojnë hapësirë financiare.Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, Borussia Dortmund ka vendosur në shitje dy emra të rëndësishëm të skuadrës për të mbushur arkën e klubit, pas rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kampionëve dhe Kupën…

Read More

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, i ka dërguar një letër falënderimi kryetares së Grupit Punues për Kosovën në Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Evropian, Gillian Coughlan, për kontributin dhe mbështetjen e saj në Opinionin e fundit të këtij institucioni lidhur me Pakon e Zgjerimit 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në këtë letër vlerësohet qasja konstruktive dhe parimore e Coughlan, veçanërisht rekomandimi i saj për harmonizimin e terminologjisë për Kosovën me atë që përdoret nga Parlamenti Evropian.Në letër theksohet gjithashtu rekomandimi për ndërprerjen e përdorimit të emërtimit “Kosovo” dhe…

Read More