KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vesa Smolica anulon mbrëmjen muzikore pas vendimit në Hagë: Në shenjë respekti për çlirimtarët

Vesa Smolica anulon mbrëmjen muzikore pas vendimit në Hagë: Në shenjë respekti për çlirimtarët

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica, ka njoftuar anulimin e mbrëmjes muzikore që ishte planifikuar të mbahej sonte, 16 shtator.

Vendimi i artistes vjen në shenjë respekti ndaj zhvillimeve të sotme në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vesa ka publikuar agjendën e mbrëmjes muzikore, mbi të cilën ka vendosur mbishkrimin e kuq “ANULOHET”.

Në njoftimin drejtuar publikut, këngëtarja ka bërë të ditur se vendimi për anulimin e mbrëmjes është marrë për shkak të zhvillimeve të sotme në Hagë, duke shprehur solidaritetin e saj me ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët në postimin e saj i cilëson si “çlirimtarët tanë”.

“Për shkak të vendimit të sotëm për çlirimtarët tanë dhe në shenjë respekti, mbrëmja muzikore sonte anulohet. Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Smolica.

Foto: Vesa Smoliva/InstaStory

Gjykata Speciale në Hagë e kishte caktuar 16 shtatorin 2026 si datën për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Me këtë vendim, Vesa Smolica ka zgjedhur që mbrëmjen e planifikuar muzikore ta anulojë, duke ia kushtuar këtë ditë zhvillimeve që lidhen me një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore për Kosovën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.