- Reagon ushtria amerikane dhe presidenti Trump, pasi SHBA-të dhe Irani shkëmbyen zjarr në Ngushticën e Hormuzit
- Gjykata tregtare e SHBA-së vendosi kundër tarifave të fundit globale prej 10% të presidentit Trump
- Videoja ku Rihanna duket se injoron këngëtaren Tyla në Met Gala shkaktoi reagime të mëdha
- Videoja ku Rihanna duket se injoron këngëtaren Tyla në Met Gala shkaktoi reagime të mëdha
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Kalimet drejt Anglisë reklamohen në TikTok, “The Telegraph”: Bandat premtojnë udhëtime për vetëm 150 paund
Author: korrektpress
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, para gjykatës ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin.Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjesti ka kërkuar falje të dëmtuarit dhe gjykatës, duke thënë se gjithë veprimet e tij i ka ndërmarrë në afekt.“Pajtohem me deklarimin e avokatit tim, dua ta njoftoj gjykatën se jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar Kelmendi gjatë seancës.Ndërkohë, mbrojtja e tij ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë…
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj dy të pandehurve E.K. dhe A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, e cila ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit. Masa do të zgjasë deri më 11 prill 2026.Sipas gjykatës, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë ekziston dyshimi i bazuar se që nga viti 2021 i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B.Ç., i ka…
Barcelona është e interesuar të afrojë një mbrojtës qendror këtë verë dhe një nga objektivat kryesorë mund të dalë në treg.Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, thuhet se ishte pranë nënshkrimit të një kontrate të re në Milano, por planet te zikaltërit duket se kanë ndryshuar.Bastoni, 26 vjeç, u përmend si një nga objektivat kryesorë të Barcelonës para pushimit dimëror, por klubi katalanas nuk ishte i bindur për aftësinë e tij për të arritur një marrëveshje me Interin.Reprezentuesi italian kishte lënë të kuptohej se edhe ai ishte i interesuar për një kalim te Barcelona, por në shkurt u raportua se ai…
Më shumë benefite dhe më shumë internet në telefon – zgjedhja ideale për lidhje pa kufizime në Kosovë, Ballkanin Perendimorë, Evropë dhe SHBAPrishtinë, 13 mars 2026 — IPKO sot ka prezentuar pakot e përditësuara postpaid INFINIT, krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të përdoruesve që janë gjithmonë në lëvizje dhe që kërkojnë lidhje të besueshme.Pakot e reja INFINIT ofrojnë më shumë benefite dhe internet në telefon në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, duke i bërë ato zgjedhjen ideale për klientët që duan fleksibilitet dhe lidhje të qëndrueshme kudo që ndodhen. Me INFINIT, klientët përfitojnë një përvojë të avancuar që i mban gjithmonë…
Arsenali ka nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës së mesfushorit Declan Rice, kështu së paku raporton “BBC”.Ylli anglez aktualisht ka kontratë me klubin nga Londra Veriore edhe për dy vite, megjithëse Arsenali ka opsion për ta zgjatur marrëveshjen edhe për 12 muaj të tjerë.Megjithatë, drejtuesit e klubit synojnë të sigurojnë që Rice t’i kalojë vitet e tij më të mira në “Emirates” dhe që kontrata e re të reflektojë statusin e tij brenda skuadrës.Aktualisht, 27-vjeçari fiton rreth 240,000 funte në javë, ndërsa Bukayo Saka përfiton rreth 300,000 funte në javë pas nënshkrimit të kontratës së tij të re. Bisedimet me…
Të mërkurën deputetët do të duhet të zgjedhin kryeprokurorin e ri por edhe për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor. Për prokuror të ri publik të shtetit, Qeveria ka propozuar gjyqtarin nga Gjykata Penale e Shkupit, Nenad Savevski.“Propozimi i Qeverisë për prokuror të ri publik të shtetit ka arritur në Kuvend dhe tashmë është caktuar seanca për më 18.03.2026. Sa i përket procedurës për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, ende nuk ka vendim, por pritet që edhe kjo çështje të përfshihet në seancën e Kuvendit më 18.03.2026”, thanë nga Kuvendi.Arbër Isaku dhe Sejfulla Osmani janë dy kandidatët…
Anëtarë të Degës në Pejë të Listës Guxo kanë dhënë dorëheqje. Nezir Jahmurtaj, Ruzhdi Blakaj, Ramiz Cukaj dhe Feriz Gashi kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin se partia nuk po i jep mbështetje presidentes Vjosa Osmani. Anëtarë të Degës në Pejë të Listës Guxo kanë shprehur se vendimi për dorëheqje vjen edhe si rezultat i mosdorëheqjes së dy bashkëkryetarëve të partisë, Faton Peci e Donika Gërvalla, të cilët i kanë quajtur “uzurpues” të Guxo. “Është tepër shqetësues qëndrimi i znj. Donika Gërvalla, e cila ka lobuar kundër rizgjedhjes së Presidentes Osmani. Për ne është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për ftesën për takim dhe rithekson se mbetet e hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit.Kështu thanë për Telegrafin nga zyra për media e kësaj partie. Tutje ata thanë se: “Në rrethanat aktuale, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur Masë të Përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe çdo veprim të mëtejshëm të Kuvendit në këtë drejtim, PDK vlerëson se është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës, i cili pritet deri më 31…
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani, pritet të sjellë së shpejti muzikën në Gjermani përmes koncerteve të tij.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve kulturore, duke vënë në pah lidhjet e forta mes Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht për shkak të diasporës së madhe kosovare që jeton atje.Në postimin e saj, Ambasada Gjermane shkruan:Po bëhemi gati për koncert, miq! Yll Limani së shpejti do ta sjellë muzikën më të mirë pop nga Kosova në Gjermani.Me një nga diasporat më të mëdha kosovare që jeton në Gjermani, këto ngjarje janë…
Qytetarëve iu është bërë thirrje që të shmangin pikë kalimin kufitar në Jarinjë pasi është paralajëmruar mbajtje e një proteste në territorin e Serbisë.Kështu u bë e ditur përmes një postimi të faqes zyrtare Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.Tutje në njoftim thuhet se rruga do të jetë e bllokuar për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00.“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në PKK Jarinjë, në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari