KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prishtinës: Protesta në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa në transportin publik

Komuna e Prishtinës: Protesta në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa në transportin publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik, për shkak të një proteste që po zhvillohet në hyrje të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të komunës, janë ndërmarrë masa të përkohshme për menaxhimin e qarkullimit në këtë pjesë të qytetit, ndërsa si pasojë linjat e transportit publik që kalojnë në këtë zonë mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt.

“Si pasojë e situatës së krijuar, linjat që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve deri në normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, ekipet komunale po e përcjellin nga afër situatën dhe, sipas komunës, do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.