- Miri me deklaratë të papritur për lidhjen e Selin me Gimbon
- Pakistani thotë se do të jetë mikëpritës në bisedimet SHBA-Iran ‘në ditët në vijim’
- Disa lagje në Prishtinë mbesin pa energji për mbi nëntë orë, probleme edhe në trafik – KEDS-i pa përgjigje
- Pamje që nuk jemi mësuar ta shohim: Nicole Scherzinger rrëmben gjithë vëmendjen
- Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm
- Grabitet kamioni me çokollata të Nestlé, humbin 12 ton produkte
- Luajti katër vite në Turqi dhe i njeh mirë, Shala: Nuk jemi favorit, por i mposhtim – Aro do të jetë vendimtar në penallti
- Bashkimi blindon vendin e dytë, fiton bindshëm ndaj Yllit
Author: korrektpress
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi ka një plan të qartë për këtë përballje dhe se kundërshtari është analizuar në detaje.Foda ka pranuar se Zhegrova nuk ka qenë në formën më të lehtë kohët e fundit, por megjithatë ka nënvizuar rëndësinë e tij për skuadrën, falë cilësive individuale dhe aftësisë për të bërë diferencën në momente kyçe. “Edon Zhegrova? Sigurisht e kemi një plan të qartë se si do të duket ekipi ndaj Sllovakisë. I kemi shikuar ndeshjet e Sllovakisë. E dimë…
Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar “biseda produktive” gjatë fundjavës dhe se ai do të shtyjë sulmet ushtarake kundër centraleve iraniane të energjisë për pesë ditë.Duke shkruar me shkronja të mëdha në Truth Social, Trump tha se mori vendimin për të shtyrë sulmet e kërcënuara bazuar në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve, përcjell Telegrafi. “JAM I KËNAQUR TË RAPORTOJ SE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE VENDI I IRANIT KANË PASUR, GJATË DY DITËVE TË FUNDIT, BISEDA SHUMË TË MIRA DHE PRODUKTIVE LIDHUR ME NJË ZGJIDHJE TË PLOTË DHE TOTALE TË ARMIQËSIVE TONA…
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” kanë disa alternativa për mbrojtësin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.Kosova në sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë do të jetë pa dyshen që kanë qenë kyçe në këto kualifikuese, por Foda nuk i ka “qarë” këto lëndime.Ai në konferencë për media deklaroi se dyshja do të jenë mungesë e madhe, por Kosova e ka dëshmuar se mund ta zëvendësojë secilin pasi të gjithë japin më të mirën.“Sigurisht se mungesat kanë rol të rëndësishëm. Amiri është edhe kapiten përpos në top formë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Leon Avdullahu është strateg i madh,…
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar sot pas protestës së djeshme, në të cilën u shënuar episode dhune.Në një reagim zyrtar, ambasada gjermane dënon aktet e dhunës ndaj personave dhe objekteve dhe i cilëson ato të papranueshme“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thekson ambasada. /Tch/
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda është shprehur optimist se do të kenë sukses me Sllovakinë.Ai në konferencë për shtyp dha lëvdata për ekipin sllovak dhe mënyrën si luajnë në kundërsulme, por premtoi se Kosova do të jep gjithçka për ta arritur finalen.“Jo nuk kemi ndonjë shqetësim sa i përket ndeshjes me Sllovakinë. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por e dimë që Sllovakia ka një ekip shumë të fuqishme, kur e merr topin luan shumë mirë në kundërsulme”.“Kemi besim shumë në kombëtare, kemi treguar se mund të luajmë shumë mirë si mysafir dhe të fitojmë…
Kombëtarja e Kosovës ka marrë një tjetër përforcim para ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, e vlefshme për fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026. Sipas menaxherit të ekipit, Bajram Shala, skuadrës i është bashkuar edhe futbollisti Leard Sadriu, i cili do të jetë lojtari i 25-të në grumbullim.“Informacioni i fundit është që ekipit i bashkohet edhe Leard Sadriu, si lojtari i 25-të, ndërsa kuptohet mungesat janë Amir Rrahmani, Leon Avdullahu dhe Leart Paqarada”, tha menaxheri i ekipit Bajram Shala.Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet më 26 mars në Bratislavë dhe është pjesë e një përballjeje vendimtare. Kjo ndeshje pritet…
Ekspozita “SHIFT” e artistit Shuk Orani do të hapet më 25 mars 2026, në orën 19:00, në GOCAT Gallery, nën kurimin e Elton Koritarit.“SHIFT” shënon ekspozitën e parë personale të Oranit në Shqipëri dhe paraqet një udhëtim artistik në një territor të ndërmjetëm mes ndjeshmërisë njerëzore, shenjës dhe inteligjencës artificiale. Artisti, i lindur në Prishtinë dhe me bazë në Gjermani, sjell në këtë ekspozitë piktura abstrakte monumentale, duke trajtuar një nga pyetjet më aktuale për artin sot: çfarë mbetet nga arti përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale? Ekspozita zhvillohet mes dy gjendjeve perceptimi: njëra e qartë, e strukturuar dhe lehtësisht e…
Paris Saint-Germain po përgatit një lëvizje që mund të tronditë botën e futbollit. Klubi francez ka vënë në shënjestër talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe është i gatshëm të paraqesë një ofertë pa precedentë në tregun e transferimeve.Talenti i ri spanjoll është shndërruar në një nga futbollistët më të kërkuar në botë. Rritja e tij e shpejtë dhe ndikimi i menjëhershëm në fushë kanë bërë që klubet më të mëdha evropiane të shfaqin interes për shërbimet e tij. Sipas raportimeve nga Franca, PSG mund të ofrojë rreth 350 milionë euro për kartonin e lojtarit. Nëse konfirmohet, kjo shifër do të…
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me disa fotografi të reja nga qëndrimi i saj në Los Angeles, ku shfaqet në formë të shkëlqyer me bikini me xixa.Këngëtarja 30-vjeçare ka ndarë momente nga pushimi i saj, duke shijuar diellin, por edhe një mëngjes të thjeshtë me petulla në një restorant. Ajo publikoi gjithashtu pamje nga evente të rëndësishme, përfshirë festën e Oscar-it të Elton John, ku u shfaq elegante dhe në shoqërinë e tij, shkruan DailyMail. Në disa prej fotografive, Dua shihet edhe pranë të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner, me të cilin konfirmoi fejesën në vitin 2025. Çifti duket…
SPB Tetovë njofton se dje (22.03.2026) në orën 09:00 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, oficerët e DPB Gostivar e privuan nga liria E.Z. (29) nga fshati Vrapçisht, rajoni i Gostivarit.”Më parë, ai, me një automjet pasagjerësh “Opel” me targa kombëtare sllovake, ishte përfshirë në një aksident trafiku me një automjet mallrash “Mercedes” me targa Gostivari, të drejtuar nga F.A. (51) nga fshati Banjicë e Poshtme, rajoni i Gostivarit”.”Gjatë marrjes së masave, u konstatua se E.Z. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u mat 0.97 promil alkool dhe se ai po drejtonte automjetin pa kaluar më parë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari