- Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë
- Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
- Keni pjesë pa bar në lëndinë? Provojeni këtë truk të lirë pikërisht në shtator
- Barcelona nis bisedimet me Raphinhan për rinovimin, Deco takohet me brazilianin
- Kamala Harris, sërish kandidate për presidente të SHBA-së?
- Ish-ambasadori Bimo: Procesi në Hagë është politik, nuk ka lidhje me luftën
- Carlos Espi sërish heroi, Real Madridi në “frymën e fundit” triumfon ndaj Elches
- E mbani prej vitesh të njëjtën foto profili? 5 arsye pse mund ta bëni këtë
Author: korrektpress
Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi një riorganizim të madh të kabinetit të tij të premten, përpara një serie zgjedhjesh të rëndësishme rajonale.Ky veprim vjen ndërsa Merz përpiqet t’i japë jetë të re qeverisë së tij gjithnjë e më jopopullore, e cila deri më tani ka luftuar për të përmbushur premtimet e saj për të nxitur ekonominë, transmeton Telegrafi.Sondazhet e opinionit në Gjermani kanë treguar rënie të mbështetjes për Merz dhe rritje të mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), ndërsa sytë kthehen nga zgjedhjet e ardhshme shtetërore në Berlin, Saksoni-Anhalt dhe Mecklenburg-Vorpommern.Carsten Linnemann, i cili kishte…
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që të mos bie pre e ndikimeve të askujt, qoftë vendore apo ndërkombëtare, dhe t’i dërgojë asaj kërkesën për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje vite më parë.Në një konferencë për media në Prishtinë, Haxhiu tha se KGJK-ja, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka kompetencë që të kthejë gjyqtarët serbë në punë, pasi ata ofruan dorëheqje më 2022, duke këshilluar që KGJK-ja të ndjekë shembullin e Këshillit Prokurorial të Kosovës që i kërkoi asaj të lirojë nga detyra…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit, duke paralajmëruar për pasojat që shkaktohen nga këto veprime.Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes vazhdimisht përballen me bllokime të rrjetit të kanalizimit si pasojë e hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave në sistemin e ujërave të zeza.Gjatë ndërhyrjeve në terren, ekipet kanë hasur në materiale të ndryshme të hedhura në kanalizim, përfshirë tekstile, peceta higjienike, gurë, materiale inerte dhe mbetje të tjera që nuk duhet të përfundojnë në këtë sistem.Nga KRU “Mitrovica” kanë bërë të ditur se këto veprime shkaktojnë bllokime të shpeshta, dëmtime…
Nga: Agim BaçiNjë fytyrë! Kështu nis rrëfimi i Christopher Nolanit për Odiseun – një nga figurat e letërsisë së përbotshme që vijon të jetë pjesë e metaforës së jetës sonë, e gjuhës, e shpjegimit të asaj që mbetet sa luftë aq edhe dashuri. Por, në luftë jemi të humbur, edhe nëse jemi fitimtarë. Ndërsa në rikthim – ama në rikthim drejt asaj që ja kemi premtuar zemrës – mund të mposhtim çdo sfidë … nëse dikush na pret dhe i beson zemrës aq sa ti.Dhe, Nolani rindërton një fytyrë. Një fytyrë si Odiseu i Homerit që i duhen dy dekada…
Jurgen Klopp ka dhënë reagimin e tij të parë pas emërimit në krye të kombëtares së Gjermanisë, duke e cilësuar këtë si një detyrë të veçantë dhe një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.Trajneri gjerman theksoi se kombëtarja ka fuqinë të bashkojë popullin gjerman si pothuajse asgjë tjetër, ndërsa falënderoi edhe Red Bull për bashkëpunimin dhe mundësinë që i hapi rrugën këtij kapitulli të ri.Klopp deklaroi se synimi i tij është të ndërtojë një ekip të përulur, të bashkuar dhe luftarak, që luan me pasion dhe me të cilin tifozët gjermanë mund të identifikohen. Zyrtare: Jurgen Klopp, përzgjedhës…
Një nga mediat më të mëdha në Zvicër, 20 Minuten, ka mbërritur në Kosovë për të realizuar një reportazh të veçantë kushtuar shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër dhe rikthehen në vendlindje gjatë pushimeve verore.Dy gazetaret e mediumit, Lynn dhe Carolin, kanë nisur udhëtimin e tyre herët në mëngjes nga Aeroporti i Cyrihut, së bashku me dhjetëra udhëtarë të tjerë që kishin destinacion Prishtinën. Sipas tyre, fluturimi i hershëm ishte vetëm fillimi i një udhëtimi gjatë të cilit do të vizitojnë disa qytete të Kosovës dhe do të takohen me pjesëtarë të komunitetit që jeton në Zvicër. Pas mbërritjes…
MPB Maqedoni njofton se dje (23.07.2026), rreth orës 03:30, në NJPB Koçan u njoftua se në rrugën rajonale Gërdovc–Zërnovc, 24-vjeçari D.N. nga fsh. Gradec, rrethina e Vinicës, duke drejtuar një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Vinicës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.”Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari S.S. (28) nga fsh. Jakimovë, rrethina e Vinicës, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari D.A. (28) nga fsh. Istibanjë, rrethina e Vinicës. Lëndimet janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik – Koçan”.”Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga ekipi…
Drejtori i Shërbimeve Publike Përparim Krasniqi ka njoftuar se punimet në rrugën Sapniq–Nashpall–Vrajak kanë hyrë në fazën përfundimtare të shtrimit me zhavorr, ndërsa pas përfundimit të kësaj etape pritet të nisë asfaltimi i saj.Sipas njoftimit, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e banorëve të kësaj zone.Me përfundimin e asfaltimit, kjo rrugë pritet të ofrojë standard më të lartë dhe lehtësi më të madhe për qytetarët që e shfrytëzojnë çdo ditë.Autoritetet kanë falënderuar banorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin.…
Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka kritikuar mungesën e përfaqësuesve të ekzekutivit komunal në dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2027.Sveçla ka thënë se kërkesat e qytetarëve të paraqitura gjatë këtyre dëgjimeve kanë qenë të natyrës bazike, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e çerdheve, ndriçimin publik, hapësirat e gjelbra, transportin publik dhe objektet arsimore.“Një rrugë, një çerdhe, pak më shumë ndriçim publik, një shkollë ose aneks shkolle, më shumë hapësira të gjelbra, autobusë të rregullt e të pastër, një fushë sportive… Këto përbënin, në thelb, kërkesat e vetme që…
Prindërit e Amy Winehouse, Mitch dhe Janis, kanë bërë homazhe për vajzën e tyre në 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke vizituar varrin e këngëtares në Varrezat Edgwarebury, në veri të Londrës.Të shoqëruar nga familjarë dhe miq të afërt, ata vendosën trëndafila të kuq e të verdhë, si dhe një fotografi të Amy-t me kitarën e saj. Janis, 71 vjeç, u pa duke përdorur një mjet ndihmës për lëvizje, ndërsa më pas u ul pranë ish-bashkëshortit të saj, Mitch, 75 vjeç, shkruan DailyMail. Amy Winehouse u nda nga jeta më 23 korrik 2011, në moshën 27-vjeçare. Pas hetimeve,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari