KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Kanalizimi nuk është kosh mbeturinash”, KRU “Mitrovica” paralajmëron qytetarët

“Kanalizimi nuk është kosh mbeturinash”, KRU “Mitrovica” paralajmëron qytetarët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit, duke paralajmëruar për pasojat që shkaktohen nga këto veprime.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes vazhdimisht përballen me bllokime të rrjetit të kanalizimit si pasojë e hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave në sistemin e ujërave të zeza.

Gjatë ndërhyrjeve në terren, ekipet kanë hasur në materiale të ndryshme të hedhura në kanalizim, përfshirë tekstile, peceta higjienike, gurë, materiale inerte dhe mbetje të tjera që nuk duhet të përfundojnë në këtë sistem.

Nga KRU “Mitrovica” kanë bërë të ditur se këto veprime shkaktojnë bllokime të shpeshta, dëmtime të infrastrukturës, tejmbushje të kanalizimeve dhe shqetësime për qytetarët, ndërsa ndikojnë edhe në rritjen e kostove të mirëmbajtjes së rrjetit.

“Ju bëjmë apel të gjithëve që të kujdeseni për rrjetin e kanalizimit dhe të mos hidhni mbeturina nëpër pusetat dhe sistemin e ujërave të zeza. Kanalizimi është ndërtuar për ujëra të zeza, jo për mbeturina”, thuhet në apelin e kompanisë.

KRU “Mitrovica” ka theksuar se një veprim i vogël i përgjegjshëm nga secili qytetar kontribuon në ruajtjen e një shërbimi më të mirë dhe funksional për të gjithë komunitetin. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.