- Luiz Ejlli do të futet të shtunën në Big Brother VIP Albania 5?
- Fundi i START: SHBA-ja dhe Rusia nuk kanë më kufizime në arsenalet e tyre bërthamore
- A po krijohet çifti më i ri në shtëpi? Selin ngrihet nga krevati i saj dhe shtrihet pranë Gimbos
- Izraeli akuzohet se po hedh kimikate kancerogjene mbi tokat e Libanit
- Trump thotë se lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë së shpejti
- Brajan Gruda me këpucët e Lionel Messit shpreson të merr ftesë nga Gjermania për Botëror
- Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA
- Nga Kongresi në Senat, Lugina e Preshevës në qendër të takimeve të Spiropalit në Uashington
Author: korrektpress
Rruga Tetovë-Prizren ende në pritje, RMV ka ndarë 2 milionë euro për projektimin e projektit kryesor
Rruga Tetovë-Prizren vazhdon të presë në sirtarët e ministrive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Zëvendësministrja e Transportit e Maqedonisë thotë se që nga ardhja e saj në këtë funksion ka arritur që detyrën projektuese ta dorëzojë te pala e Kosovës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga atje. Sipas saj, janë ndarë 2 milionë euro për projektimin e projektit kryesor.“Në fillim të mandatit tim hasëm në një memorandum bashkëpunimi mes dy qeverive, por që nuk kishte lëvizur asnjë hap në kuadër të tij. Brenda një viti arritëm ta kalojmë fazën e detyrës projektuese, e përgatitëm dhe e dorëzuam…
Një 50-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur të dielën me armë zjarri në fshatin Mirenë të komunës së Lipjanit. Aktualisht, ai po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Nga QKUK kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të lënduarit është stabile. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se pacienti ka kaluar ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhet në sallën operative të Emergjencës, ku po i nënshtrohet intervenimit nga ekipet e anestezionit dhe urologjisë.“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipet e anestezionit dhe urologjisë. Pas operacionit do të…
Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, si pasojë e mjegullës së dendur që është shfaqur në rajon.Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, mjegulla është vërejtur në territorin e komunave Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë në rrugë.Policia u bën thirrje shoferëve që gjatë vozitjes të ndezin dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës, të shmangin përdorimin e dritave me rreze të gjata, të ngadalësojnë shpejtësinë dhe…
Ka përfunduar pas rreth dy orësh seanca gjyqësore për tre personat e arrestuar si të dyshuar për pengmarrje në Vlorë. Gjykata ka vendosur dy masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë “arrest në shtëpi”.Sipas vendimit, për shtetasit Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj është caktuar masa arrest në burg, ndërsa për Vilson Agaj është vendosur masa arrest në shtëpi, transmeton Periskopi.Tre të dyshuarit pritet të hetohen në vijim për veprën penale të pengmarrjes, ndërsa organet e drejtësisë do të vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Por çfarë ndodhi në Vlorë?Policia zbuloi dhe liruar një shtetas nga Kosova, i…
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, po përgatitet të bëjë një ofertë ambicioze prej 10 miliardë eurosh për të blerë klubin e futbollit Barcelona, sipas raportimeve të El Chiringuito TV.Sipas burimeve, princi beson se me një borxh prej 2.5 miliardë eurosh, Barcelona mund të jetë e gatshme të konsiderojë një shitje si një paketë shpëtimi financiar.Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe një ofertë astronomike prej 10 miliardë eurosh nuk do të jetë e mjaftueshme për të bindur klubin. Barcelona nuk është pronë private, por një klub në pronësi të shoqatave dhe anëtarëve të saj, të cilët nuk do…
Ngacmimet mes Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt janë të pashmangshme në Big Brother VIP Kosova.Ata po vazhdojnë të marrin vëmendje me veprimet e tyre në këtë format.Dyshja, të cilët janë miq të ngushtë, shpesh kanë ngjallur edhe diskutime. Foto: YouTubeE së fundmi ka qenë këngëtari i cili i ka kërkuar Klodit një puthje, ndonëse për shaka.”Pse ik, pse më bën kësi lojëra, do më puthësh a jo”, iu drejtua ai.Klodi dukej se u bë xheloz për faktin se Londrimi po bënte palestër në oborr me Jasmin Kadriun.Këto gjeste të tyre kanë bërë që të komentohen në masë të madhe nga…
Deri më tani, Ukraina nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me propozimet e saj të fundit për planin e paqes, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë për mediat.”Nuk ka pasur ende asnjë reagim nga SHBA-ja. Kam marrë disa mesazhe përmes ekipit tim negociator, por po marr të gjitha sinjalet dhe do të jem gati për dialog, i cili fillon sot”, u tha Zelensky gazetarëve.Ai shtoi se një ditë aktive diplomatike fillon në Berlin të dielën, transmeton Telegrafi.”Sot kemi një ditë ukrainaso-amerikane në Berlin. Do të takohem gjithashtu veçmas me kancelarin Merz dhe, me…
OBRM-PDUKM i ka heshur poshtë akuzat e opozitës maqedonase për pranimin e emigrantëve në Maqedoninë e Veriut. Partia në pushtet paralajmëroi një rezolutë parlamentare që dënon dezinformatat, anulon marrëveshjet e mëparshme për kampet e migrantëve dhe vendos politika të qarta kundër migracionit të paligjshëm.“Rezoluta përbëhet nga 9 pika dhe në të dënohen dezinformatat për pranimin e supozuar të migrantëve dhe ndërtimin e kampeve, konfirmohet se politika të tilla nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë, anulohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të qeverisë së Zaevit lidhur me kampet e migrantëve dhe bëhet thirrje për diskurs të përgjegjshëm dhe të qartë,…
Aleksandar Vulin, president i Bordit Mbikëqyrës të “Srbijagas” dhe themelues i Lëvizjes Socialiste, ka publikuar një tekst ku propozon organizimin e një referendumi për Serbinë, ku qytetarët do të zgjedhin midis integrimit në Bashkimin Evropian ose politikës së ashtuquajtur “Bota Serbe”. Teksti i tij u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se mbështet idenë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE njëkohësisht.Në shkrimin e tij në Veçernje Novosti, Vulin argumenton se integrimi evropian përbën pengesën më të madhe për unitetin dhe interesat e Serbisë, duke iu referuar strategjisë amerikane të…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, një vlerësim i dhënë nga Akademia Bonifaciana për angazhimin e saj institucional në promovimin e paqes dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.Sipas njoftimit të Presidencës, ky çmim pasqyron misionin dhe frymën e Akademisë Bonifaciana, institucion prestigjioz që në qendër të veprimtarisë së tij ka drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë edhe më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.Me rastin e pranimit të çmimit, Presidentja…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari