- Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
- Keni pjesë pa bar në lëndinë? Provojeni këtë truk të lirë pikërisht në shtator
- Barcelona nis bisedimet me Raphinhan për rinovimin, Deco takohet me brazilianin
- Kamala Harris, sërish kandidate për presidente të SHBA-së?
- Ish-ambasadori Bimo: Procesi në Hagë është politik, nuk ka lidhje me luftën
- Carlos Espi sërish heroi, Real Madridi në “frymën e fundit” triumfon ndaj Elches
- E mbani prej vitesh të njëjtën foto profili? 5 arsye pse mund ta bëni këtë
- Brahimaj: Gjykata në Hagë do të marrë një vendim të drejtë, vendim lirues
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës është organi i vetëm kompetent brenda Policisë së Kosovës për pranimin, verifikimin, hetimin dhe procedimin e të gjitha informacioneve dhe rasteve penale që lidhen me krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998–1999), në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.Sipas një komunikate të Policisë, kjo drejtori trajton të gjitha informacionet relevante, pavarësisht burimit të tyre, përfshirë ato të siguruara nga qytetarët, institucionet, organizatat, partnerët vendorë e ndërkombëtarë, si dhe informacionet e identifikuara nga burime të hapura, në përputhje me legjislacionin në…
Pavarësisht pritshmërive të mëdha që shoqëruan shumë prej emrave më të njohur të futbollit botëror, jo të gjithë arritën të justifikojnë besimin në Kupën e Botës 2026, e zhvilluar në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Mediumi i njohur Bleacher Report ka publikuar formacionin me 11 futbollistët që, sipas vlerësimit të tij, ishin zhgënjimet më të mëdha të turneut.Në portë është përzgjedhur veterani gjerman Manuel Neuer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Reece James, Gabriel Magalhaes, Jonathan Tah dhe Lucas Digne.Në mesfushë bëjnë pjesë Federico Valverde, Vitinha, Noni Madueke dhe Leroy Sane, lojtarë nga të cilët pritej shumë më tepër gjatë…
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit gjatë luftës së fundit në Kosovë.Sipas raportimeve të Klan Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës gjatë luftës në Kosovë.I dyshuari është siguruar në Stacionin Policor në Prizren nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe më pas i është dorëzuar hetuesve të Hetuesisë së Veçantë, të cilët veprojnë në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.Rasti mësohet se po trajtohet nga Departamenti për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale…
Kanë kaluar pothuajse tre mijë vjet, por ky parim i lashtë për mikpritjen, respektin dhe drejtësinë vazhdon të ketë një mesazh të fuqishëm edhe për botën moderneEdhe pse kanë kaluar gati tre mijë vjet që nga krijimi i “Odisesë”, një rregull nga epi i famshëm i Homerit konsiderohet ende çuditërisht aktual. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Ligji i Zeusit”, një parim që kishte aq rëndësi në Greqinë e lashtë, sa besohej se shkelja e tij ndëshkohej nga vetë perënditë.Pikërisht ky motiv ndodhet në qendër të filmit të ri “Odisea” të regjisorit Christopher Nolan, i cili ka shpjeguar se pas shumë…
Dëmtimi i Frenkie de Jongut ka ndryshuar planet e Barcelonës në afatin kalimtar të verës, me klubin katalonas që tashmë ka nisur lëvizjet për të gjetur një përforcim në mesfushë.Sipas raportimeve, Barcelona ka vendosur kontaktet e para për të vlerësuar transferimin e Lamine Camaras, mesfushorit 22-vjeçar të Monacos, i cili shihet si një alternativë për të mbuluar mungesën e holandezit.Drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të futbollistit senegalez, vlera e të cilit llogaritet rreth 40 milionë euro.De Jong do të mungojë për disa javë pasi ka pësuar këputje të ligamentit anësor të brendshëm të gjurit të djathtë. Ekzaminimet…
35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.Më herët, 35-vjeçari dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, dhe mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun. E reja u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë.Autoambulanca dhe forca të shumta policie…
Sot, më 24 korrik 2026, në Malin Sharr, mbi Kodrën e Diellit janë regjistruar reshje bore.Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale meteorologu Slavço Poposki, i cili theksoi se parashikimet e tij për këtë dukuri janë realizuar.“Besoni ose jo: Sot, më 24 korrik, në Malin Sharr, dhe atë mbi Kodrën e Diellit, po bie borë. Parashikimet e mia u realizuan”, ka shkruar Poposki.Kushtet e tilla atmosferike janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit, por mund të ndodhin në majat më të larta malore gjatë depërtimit të masave më të ftohta ajrore.
Muzikanti legjendar amerikan Jon Bon Jovi u detyrua të ndërpresë koncertin e tij në Madison Square Garden të Nju Jorkut pasi nuk u ndje mirë gjatë performancës.Konkretisht, mbrëmë, Bon Jovi performoi në të tetin nga nëntë koncerte të planifikuara si pjesë e rezidencës dhe turneut “Forever”. Megjithatë, pasi performoi një nga hitet e tij më të mëdha, “Livin’ on a Prayer”, ai vendosi ta ndalonte shfaqjen dhe t’u drejtohej fansave të mbledhur.”Më vjen keq, jam i lënduar dhe nuk do të keni performancën time më të mirë sonte. Mos i hidhni biletat, do të gjejmë një zgjidhje. Ruajini dhe do…
A mund të rikuperohet zemra pas viteve me mbipeshë? Ja çfarë ndryshon kur humbni kilogramët e tepërt
Edhe pas vitesh me mbipeshë, organizmi mund të përfitojë ndjeshëm nga dobësimi, ndërsa disa nga rreziqet kryesore për zemrën mund të ulenObeziteti prej kohësh nuk konsiderohet vetëm çështje e pamjes fizike. Ai lidhet me presionin e lartë të gjakut, diabetin e tipit 2, çrregullimet e yndyrave në gjak dhe rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.Por çfarë ndodh me zemrën kur një person humb kilogramët e tepërt? A mund të zvogëlohen pasojat e krijuara gjatë viteve dhe çfarë roli kanë barnat moderne kundër obezitetit, si semaglutidi? Obeziteti ndikon në shumë faktorë të rrezikut njëkohësisht Indi dhjamor i tepërt nuk është thjesht…
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka komentuar për herë të parë spekulimet e vazhdueshme që e lidhin Rodrin me një transferim te Real Madridi, duke theksuar se nuk është i shqetësuar nga thashethemet që qarkullojnë rreth mesfushorit spanjoll.Rodri është një nga emrat më të përfolur të kësaj vere, pasi paraqitjet e tij të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026, ku ndihmoi Spanjën të shpallet kampione dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut, kanë rritur interesimin e klubeve të mëdha evropiane, me Real Madridin që vazhdon të përmendet si destinacioni më i mundshëm.I pyetur për këto raportime, Maresca…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari