- Dhuna në familje, në Malishevë sulmohen edhe dy zyrtarët policorë që intervenuan në rast
- Disa reparte të Spitalit të Mitrovicës pa energji elektrike
- Koha fluturon: Djali i Rooneyt merr ofertën maksimale dhe është në prag të kontratës me klubin e madh
- “Motra ime është e sëmurë”, tragjedia e familjes Kola në Itali! Djali ngatërroi dy shifrat e fundit kur lajmëroi ambulancën
- I shkaktoi një personi lëndim të rëndë trupor, arrestohet i dyshuari në Prizren
- Kushtrimi: Mendoj se do të dalë dhe duhet të dalë Labi nga Big Brother
- E pamundur për t’u lexuar, katër shenjat më misterioze të zodiakut
- Grabitje nën kërcënimin e armës në një market në Fushë Kosovë
Author: korrektpress
Raportohet se një grua është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Suharekë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:50, në Suharekë. Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.“ Suharekë 14.12.2025-21:50. Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Jorganxhiu 74-vjeçar në Edirne të Turqisë, Ali Biyik, e ka ushtruar profesionin e tij për 60 vjet pa e lëshuar kurrë gjilpërën dhe fillin. Biyik, me origjinë nga Trabzoni, shkoi në Eskisehir në vitin 1965 përmes të njohurve për të mësuar zanatin pasi mbaroi shkollën e mesme.Duke mësuar hollësitë e punimit të jorganëve dhe zanatin nga bashkëqytetarët e tij, ai punoi së bashku me prodhuesit e jorganëve në Stamboll dhe në qytetin e tij të lindjes përpara se të vinte në Edirne 42 vjet më parë dhe të hapte dyqanin e tij. Duke vazhduar profesionin e tij në dyqanin e…
Nvidia ka informuar klientët kinezë se po shqyrton rritjen e kapaciteteve të prodhimit për çipin e fuqishëm të inteligjencës artificiale H200, pasi kërkesa ka tejkaluar ofertën aktuale. Ky zhvillim vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA do të lejojë eksportin e çipeve H200 drejt Kinës, duke vendosur një tarifë prej 25% për këto shitje. Kompani të mëdha kineze si Alibaba dhe ByteDance kanë shprehur interes të fortë për të bërë porosi të mëdha. Megjithatë, autoritetet kineze ende nuk kanë dhënë miratimin për importin e këtyre çipeve dhe po zhvillojnë takime urgjente për të marrë një vendim. H200 është…
Një grua ka raportuar se ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në Viti. “Person i zhdukur, Viti 14.12.2025. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të tensionuar mes dy banoreve, Alba dhe Bia. Përplasja mes tyre është përshkallëzuar aq shumë sa që e dyta ka paralajmëruar hapur Albën se sonte, gjatë Prime, njëra nga ato dy do të largohet nga shtëpia.Ky moment ka ndodhur pas një incidenti të vogël, i cili u bë shkak për grindjen e tyre më të madhe. BBVK/YouTubeSipas burimeve brenda shtëpisë, gjithçka nisi kur Alba i fryu tymin e cigare elektronike në sy Bias, një gjest që shkaktoi pakënaqësi dhe tension të menjëhershëm.Bia nuk ka ngurruar ta bëjë paralajmërimin…
Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në rrahje mes vete. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në fshatin Llabjan të Artanës (Noverbëdë). Tutje thuhet se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.“Raportohet se janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në rrahje mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Mediat sportive në Madrid kanë nisur të shfaqin një qëndrim më mbështetës ndaj Xabi Alonsos, pas fitores 2-1 të Real Madridit në udhërim ndaj Deportivo Alaves.Kylian Mbappe dhe Rodrygo realizuan nga një gol, respektivisht në pjesën e parë dhe të dytë, duke i siguruar “Los Blancos” tre pikë të rëndësishme, një rezultat që i ka dhënë disi frymëmarrje projektit të drejtuar nga Alonso.Gazetari Emilio Contreras, në një analizë për La Tribuna, shprehu habinë e tij për mënyrën se si po vihet në dyshim trajneri spanjoll.“Jam i surprizuar që një bast trevjeçar si ai i Xabi Alonsos po vihet në diskutim…
Për shkak të rënies së mjegullave, dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra në rrugët Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi.Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.NP “Rrugët e Maqedonisë” u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me drejtimin e automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.Në pikat kufitare, sipas njoftimit nga LAMM, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga ana Maqedonia./Telegrafi/
Më 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen.Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.Shqipёria dhe Bosnje…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime teknike në disa lokacione të kryeqytetit dhe rrethinës, me ç’rast mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të zhvillohen në rrugët Ilir Konushevci, Bajram Bahtiri, Robert Doll, Hysni Gashi, Hysen Terpeza dhe Kadri Osmani, si dhe në lagjen Tasligje. Intervenime janë planifikuar edhe në fshatrat Bardhosh dhe Leban.Nga kompania bëjnë të ditur se gjatë kohës së punimeve mund të ketë pengesa në furnizimin me ujë të pijshëm, varësisht nga dinamika e intervenimeve teknike…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari