- Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
- Keni pjesë pa bar në lëndinë? Provojeni këtë truk të lirë pikërisht në shtator
- Barcelona nis bisedimet me Raphinhan për rinovimin, Deco takohet me brazilianin
- Kamala Harris, sërish kandidate për presidente të SHBA-së?
- Ish-ambasadori Bimo: Procesi në Hagë është politik, nuk ka lidhje me luftën
- Carlos Espi sërish heroi, Real Madridi në “frymën e fundit” triumfon ndaj Elches
- E mbani prej vitesh të njëjtën foto profili? 5 arsye pse mund ta bëni këtë
- Brahimaj: Gjykata në Hagë do të marrë një vendim të drejtë, vendim lirues
Author: korrektpress
Një nga flautat me zërin më të thellë në botë ka tërhequr vëmendjen e publikut për tingullin e saj unik, të fuqishëm dhe meditues.Instrumenti prodhon nota jashtëzakonisht të ulëta, me një rezonancë të thellë që krijon një atmosferë të veçantë dhe i jep dëgjuesit ndjesinë e qetësisë dhe reflektimit.Ekspertët e muzikës thonë se instrumente të tilla janë të rralla për shkak të përmasave dhe ndërtimit të tyre të veçantë, pasi kërkojnë një strukturë të madhe për të prodhuar frekuenca kaq të ulëta.Tingulli i kësaj flauti është përshkruar nga shumë dëgjues si një përvojë pothuajse shpirtërore, që të fton të ndalesh…
Ankesa e një nëne për papastërtinë dhe për kushtet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nxiti reagim të gjerë në mesin e publikut, por fotografi dhe dëshmi të siguruara nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se problemet infrastrukturore dhe sanitare shtrihen përtej një klinike të vetme, në spitalin më të avancuar publik kosovar, në Prishtinë.Në mes të të nxehtit të madh të mesit të korrikut, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ishte e mbushur me prindër e me të afërm pacientësh, që hynin e dilnin pa ndërprerë.Shqetësimi për shëndetin e të afërmve…
Entuziazmi për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival po arrin kulmin, teksa organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë janë shitur 90 për qind e biletave për festivalin.Vetëm gjashtë ditë para nisjes së ngjarjes më të madhe muzikore në Kosovë, kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe 10 për qind e biletave, duke sinjalizuar se festivali është shumë pranë statusit “sold out”.Përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk e kanë siguruar biletën, të nxitojnë ta bëjnë këtë sa më parë, pasi numri i biletave të mbetura…
The Prosecutor of the International Criminal Court, Karim Khan, is finally dismissed from his post. The Prosecutor of the International Criminal Court (ICC), Karim Khan, has been permanently removed from his post, following a decision supported by 82 of the court’s 125 member states. The dismissal is related to allegations of sexual misconduct, claims which Khan has repeatedly denied, insisting that he has not committed any wrongdoing, Reuters writes. Karim Khan had been the head of the ICC Prosecutor’s Office since 2021 and became one of the most well-known figures in international justice, especially after the decision to seek measures…
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, shkarkohet përfundimisht nga detyra.Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), Karim Khan, është shkarkuar përfundimisht nga posti i tij, pas një vendimi të mbështetur nga 82 prej 125 shteteve anëtare të kësaj gjykate.Shkarkimi lidhet me akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale, pretendime të cilat Khan i ka mohuar vazhdimisht, duke insistuar se nuk ka kryer asnjë shkelje, shkruan reuters.Karim Khan ishte në krye të Prokurorisë së GJNP-së që nga viti 2021 dhe u bë një nga figurat më të njohura të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht pas vendimit për të kërkuar masa ndaj liderëve të përfshirë…
Drenica ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Donat Mehmeti.Klubi kuqezi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e KF Tiranës, i cili tashmë është pjesë e skuadrës nga Skenderaj.Mehmeti ka nënshkruar kontratë me Drenicën deri në përfundim të këtij edicioni dhe pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit për të qenë në dispozicion të stafit teknik.Në njoftimin e klubit thuhet se drejtuesit besojnë se cilësitë e sulmuesit do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën në arritjen e objektivave gjatë sezonit.”FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot mbajti takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe Drejtorisë për shëndetësi elektronike “Termini Im”, ku u bisedua për mundësitë që mjekët amë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të sigurojnë termine për kontrolle specialistike përmes sistemit “Termini Im”.Në takim, siç informojnë nga Minsitria e Shëndetësisë, ku morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe Shoqatës së mjekëve privatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga Drejtoria për shëndetësi elektronike u bisedua edhe për vegla të posaçme për kërkim të termineve të dëshiruara.Në takim u dakordua që Ministria, së…
Implantet zigomatike ofrojnë një zgjidhje të avancuar për pacientët me mungesë të theksuar të kockës në nofullën e sipërme, duke shmangur shpesh transplantimin e kockës dhe duke mundësuar dhëmbë fiksAss.Dr.Sci. Visar DishaSpecialist i Protetikes StomatologjikeSpecialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së NofullaveSpecialist i Kirurgjisë Orale dhe ImplantologjisëTel. +38344559287Shumë pacientë kanë dëgjuar një fjali zhgënjyese gjatë konsultës dentare: “Nuk keni mjaftueshëm kockë për implante.”Për vite me radhë, kjo nënkuptonte ndërhyrje të shumta, transplante të kockës, muaj të tërë pritjeje ose, në disa raste, mungesë të një zgjidhjeje fikse.Sot, falë zhvillimit të kirurgjisë moderne orale, ekziston një alternativë që ka ndryshuar mënyrën e…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është rrëzuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se ky veprim është pjesë e angazhimeve për mbrojtjen e rendit urban dhe interesit publik në kryeqytet.“Ligji vlen për të gjithë”, ka shkruar Rama, duke falënderuar qytetarët aktivë që, sipas tij, vazhdojnë të raportojnë parregullsi në Prishtinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim janë diskutuar zhvillimet në raport me Bashkimin Evropian, situata në Ballkanin Perëndimor, si dhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë zhvillimet aktuale dhe rrugën përpara.Kurti ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi konstruktiv, paqes së qëndrueshme, sigurisë euro-atlantike, stabilitetit afatgjatë dhe fqinjësisë së mirë evropiane.Një nga çështjet e ngritura gjatë takimit ka qenë edhe kthimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje.Sipas Qeverisë,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari