- Struga e pa përfshirë në Korridorin 8, Bekim Qoku: Fakti që kjo rrugë ka arritur deri këtu, është një arritje e jashtëzakonshme
- Kosova në arenën botërore: Futbolli që dikur vuante, sot ngrit shtetin
- Rogert Sterkaj përmend emrat që sipas tij shkojnë në finalen e Big Brother
- Mickoski: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse duhet me dakada të presim
- Stenaldo Mëhilli flet për ish-partneren: Ishte shumë e bukur
- DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë
- Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
- Historia më e madhe e transferimeve: Kush do të nënshkruajë me Salahun?
Author: korrektpress
Zara Larsson ka zbuluar se humbi një marrëveshje të madhe prej 3 milionë dollarësh (rreth 2.7 milionë euro) pasi bëri një shaka për abortin në TikTok, e cila shkaktoi reagime të forta online.Këngëtarja 28-vjeçare reagoi ndaj kritikave duke theksuar se nuk pendohet për qëndrimin e saj dhe se nuk do të bashkëpunonte me një markë që nuk ndan të njëjtat vlera, shkruan DailyMail. “Dua të them, kohët e fundit, shakaja për abortin, e cila është shumë qesharake meqë ra fjala, humba një marrëveshje prej 3 milionë dollarëshe”. Ajo shtoi: “Nëse nuk jeni dakord me mendimin tim që gratë duhet të…
Fundjava ka sjellë një gjallëri të veçantë në Gjirokastër, ku turistë vendas dhe të huaj kanë “pushtuar” qytetin e gurtë.Atmosfera festive ndihet në çdo cep, ndërsa rrugicat karakteristike janë mbushur me vizitorë që kërkojnë të zbulojnë historinë dhe bukurinë unike të këtij destinacioni.Një ndër pikat më të vizituara mbetet Kalaja e Gjirokastrës, simboli i qytetit, ku vetëm nga muaji janar e deri më tani numri i vizitorëve ka kaluar mbi 9000. Rritja e ndjeshme e interesit konfirmon edhe njëherë rëndësinë e këtij monumenti historik, që vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota.Ndërkohë, në Pazari i Vjetër i Gjirokastrës bie…
Drejtoresha ekzekutive e STIKK, Vjollca Çavolli, ka folur për rrugëtimin e saj në sektorin e teknologjisë së informacionit, zhvillimin e industrisë së IT-së në Kosovë dhe sfidat që gratë përballen në këtë fushë.Në podcastin më të ri në Telegrafi, “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, ajo rrëfeu se interesimi për teknologjinë daton që nga fundi i viteve ’70, kur në Kosovë u hap për herë të parë drejtimi për teknologji të informacionit.“Kam pas dëshirë me qenë programerja e parë femër në Kosovë”, tha ajo, duke shtuar se rrethanat historike ia ndërprenë atë rrugëtim, por jo misionin. “Nëse nuk ke pas mundësi…
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda dhe menaxheri Bajram Shala kanë konfirmuar bisedimet me emrat si Erblin Osmani, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj, por nuk dhanë shumë detaje.Kosova është vetëm disa ditë larg sfidës jetike ndaj Sllovakisë për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës.Megjithatë, këto javët e fundit janë përmendur emrat si Erblin Osmani që debutoi te Bayern Munich, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj si afrime të mundshme për “Dardanët”.Bajram Shala, menaxheri i FFK-së konfirmoi se bisedimet kanë nisur me familjen e Osmanit, i cili ka vetëm 16-vjeç dhe debutoi në Bundesliga.“Erblin Osmani? Po, drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte…
Pas deklaratave të bëra nga Romeo Veshaj për marrëdhënien e tyre, Heidi Baci ka reaguar publikisht gjatë një interviste në “Wake Up”, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën si është trajtuar ndarja.Moderatorja theksoi se lidhja për të ka pasur rëndësi të madhe dhe se është ndjerë e lënduar nga mënyra si është paraqitur në publik, duke sqaruar se nuk ka qenë një histori e thjeshtë apo e shkurtër siç është përshkruar.“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është…
Përfundoi rigjykimi për rastin “Besa Trans”, raporton Alsat.mk. Gjykata Penale e Shkupit sërish e shpalli fajtor pronarin e kompanisë Bekim Haxhiu për falsifikim të certifikatës së licencës dhe sërish e dënoi me 20 muaj burg. Ndërkohë kompania obligohet të japë 800 mijë denarë. Rasti nuk ka të bëjë me aksidentin, por falsifikim të certifikatës së licencës për autobusin e aksidentuar në Bullgari në nëntor të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ashtu si në gjykimin e parë, palët qëndruan në pozitat e tyre. Në fjalët përfundimtare, organi i akuzës kërkoi dënimin e Bekim…
Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shteteve partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026”, i cili po realizohet në Gjermani.Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në këtë ushtrim, FSK-ja, me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.“Ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V. FSK-ja po operon me automjetet e saj logjistike, duke qenë plotësisht e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane. Përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e Komandës…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi ka një plan të qartë për këtë përballje dhe se kundërshtari është analizuar në detaje.Foda ka pranuar se Zhegrova nuk ka qenë në formën më të lehtë kohët e fundit, por megjithatë ka nënvizuar rëndësinë e tij për skuadrën, falë cilësive individuale dhe aftësisë për të bërë diferencën në momente kyçe. “Edon Zhegrova? Sigurisht e kemi një plan të qartë se si do të duket ekipi ndaj Sllovakisë. I kemi shikuar ndeshjet e Sllovakisë. E dimë…
Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar “biseda produktive” gjatë fundjavës dhe se ai do të shtyjë sulmet ushtarake kundër centraleve iraniane të energjisë për pesë ditë.Duke shkruar me shkronja të mëdha në Truth Social, Trump tha se mori vendimin për të shtyrë sulmet e kërcënuara bazuar në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve, përcjell Telegrafi. “JAM I KËNAQUR TË RAPORTOJ SE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE VENDI I IRANIT KANË PASUR, GJATË DY DITËVE TË FUNDIT, BISEDA SHUMË TË MIRA DHE PRODUKTIVE LIDHUR ME NJË ZGJIDHJE TË PLOTË DHE TOTALE TË ARMIQËSIVE TONA…
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” kanë disa alternativa për mbrojtësin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.Kosova në sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë do të jetë pa dyshen që kanë qenë kyçe në këto kualifikuese, por Foda nuk i ka “qarë” këto lëndime.Ai në konferencë për media deklaroi se dyshja do të jenë mungesë e madhe, por Kosova e ka dëshmuar se mund ta zëvendësojë secilin pasi të gjithë japin më të mirën.“Sigurisht se mungesat kanë rol të rëndësishëm. Amiri është edhe kapiten përpos në top formë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Leon Avdullahu është strateg i madh,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari