Author: korrektpress

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten në orët e hershme të mëngjesit, ku si pasojë e goditjes me veturë një këmbësor ka ndërruar jetë.Rasti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, të premten në ora 03:00. “Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin policor.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet. /Telegrafi/

Read More

Jennifer Lopez festoi 57-vjetorin e lindjes me një postim në Instagram që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh për jetën e saj pas divorcit nga Ben Affleck.Këngëtarja dhe aktorja publikoi një video ku shfaqet e ulur në sediljen e pasagjerit të një automjeti, e veshur me një fustan të bardhë me rripa të hollë. Me flokët që i valëviteshin nga era, Lopez buzëqeshte para kamerës, ndërsa postimin e shoqëroi me fjalët: “Kur vazhdon, gjithçka thjesht bëhet më mirë”. Mesazhi u publikua vetëm pak ditë pas datës që do të kishte shënuar përvjetorin e katërt të martesës së saj me…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datë 25.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G., nga Kroacia për në Kosovë.Policia njofton se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë”, thuhet në…

Read More

SpaceX ka përmbyllur me sukses një fluturim testues të mega-raketës Starship, vetëm një javë pas një përpjekjeje të dështuar gjatë së cilës disa motorë nuk arritën të aktivizoheshin menjëherë pas nisjes.Fluturimi i 13-të testues, i njohur si Flight 13, arriti disa objektiva të rëndësishëm teknikë përpara se pjesa e sipërme e anijes kozmike Starship të përfundonte misionin me një zbritje të kontrolluar në Oqeanin Indian, raportoi CNN.Edhe raketa përforcuese Super Heavy, e cila u nda nga Starship rreth dy minuta pas ngritjes, realizoi një kthim të kontrolluar dhe përfundoi uljen në Gjirin Persik.“Po humbas mendjen tani”, tha zëdhënësi i SpaceX,…

Read More

Klubi londinez, Chelsea, kryeson renditjen e shpenzimeve neto në Ligën Premier për pesë sezonet e fundit me një total prej 817 milionë funtesh apo 956.5 milionë euro.Shifrat që mbulojnë periudhën 2022/23 deri në 2026/27 e renditin Tottenham Hotspur në vendin e dytë me 683 milionë funte (800 milionë euro) dhe Manchester Unitedin në vendin e tretë me 682 milionë funte (798.5 milionë euro).Në pesë sezonin e fundit, Arsenalin renditet në vendin e katërt me 555 milionë funte (650 milionë euro), Liverpooli vjen i pesti me 448 milionë funte (524.5 milionë euro), ndërsa Manchester City renditet i gjashti me ka 290…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjilan.Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vaqe Zela”, të premten në ora 22:00.“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, në garazhin e tij i kanë vjedhur veturën”, thuhet në raportin policor.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Read More

Shania Twain ka zbuluar arsyen pse nuk mori pjesë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, duke treguar se angazhimi i saj profesional me Harry Styles e pengoi të ishte pjesë e ceremonisë madhështore.Këngëtarja 60-vjeçare ishte e ftuar në dasmën e çiftit, e cila u zhvillua më 3 korrik në Madison Square Garden, por në të njëjtën kohë ajo po performonte në skenë si pjesë e turneut 12-netësh të Harry Styles, “Together Together”, në stadiumin Wembley.Gjatë një interviste në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Shania tha se ndihej shumë e nderuar nga ftesa e Taylor dhe se…

Read More

Nuk është gjithmonë fajtor bari – gjumi, stresi, hormonet dhe toleranca mund ta ndryshojnë ndjeshëm efektin e terapisë me kalimin e kohësÇrregullimi i deficitit të vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD) është një nga çrregullimet më të shpeshta neurozhvillimore dhe te shumica e njerëzve mund të menaxhohet me sukses me terapinë e duhur. Megjithatë, gjetja e trajtimit optimal shpesh kërkon kohë. Një bar që në fillim ka dhënë rezultate shumë të mira, jo domosdoshmërisht e ruan të njëjtin efekt për një kohë të gjatë.Humbja e efektit të terapisë nuk do të thotë se trajtimi ka dështuarNëse vëreni se terapia për ADHD nuk…

Read More

Portieri më i mirë i Kampionatit Botëror 2026, që përfundoi së fundmi, Vozinha, do të bëhet lojtar i ri për klubin ikonik kilian, Colo Colo.Portieri i Përfaqësueses së Kepit të Gjelbër do të gjejë kështu një punë të re pas performancave të tij mbresëlënëse në Kupën e Botës, ku u zgjodh si portieri më i mirë i turneut.“Detajet e fundit po bien dakord, por ne tashmë kemi konfirmim nga shoqëruesit e tij dhe përfaqësuesi i tij se është arritur një marrëveshje pas propozimit që i dërguam”.“Do të doja t’i diskutoja detajet më vonë. Së pari, dua të konfirmoj që Vozinha…

Read More

Britney Spears ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj, kësaj radhe duke paralajmëruar një ndryshim në pamjen e saj. Këngëtarja 44-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi me një model flokësh shumëngjyrësh, duke lënë të kuptohet se po mendon të eksperimentojë me një stil krejtësisht të ri.Artistja, e njohur prej vitesh për flokët e saj biondë, ndau një imazh ku shfaqeshin nuanca jeshile, të kuqe, blu, të verdhë, rozë dhe të zezë, ndërsa në mbishkrim shkroi se dëshiron t’i bëjë njerëzit të ndihen rehat, të sigurt, të frymëzuar dhe, sigurisht, plot vetëbesim, duke shtuar se mezi pret të prezantojë pamjen…

Read More