KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksidenti me fatalitet në Vragoli, viktima shtetas i Shqipërisë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli, viktima shtetas i Shqipërisë

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten në orët e hershme të mëngjesit, ku si pasojë e goditjes me veturë një këmbësor ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, të premten në ora 03:00.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.