- “Ajo i ndërronte partnerët shumë shpesh”, Elijona tregon se pse vendosi të ikte nga familja gjermane ku ishte dërguar në përkujdesje
- Kushtrim Kelani – i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Kosova 4
- Pas përplasjes me Jonidën dhe akuzës ndaj produksionit për montim të klipit, Alba çohet dhe dëshiron të largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
- Alba befason opinionin: Kam vendosur të mbulohem
- Diskutimi për namazin në BBVK, Valdrin Sahiti: Kam dashur disa herë ta provoj veten dhe më është dukur gjë e madhe për të arritur që të bëhet
- Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht
- Adam Sandler flet pas mos-nominimit në çmimet ‘Oscars’ sivjet: Nuk rri dhe nuk mendoj shumë për këtë
- Kjo ngjyrë e veçantë rikthehet fuqishëm: E vështirë për t’u veshur, e pamundur për t’u injoruar
Author: korrektpress
Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar shpalljen e thirrjes për aplikim për transportin publik që do të lidhë jugun dhe veriun e Mitrovicës.“Lajmet e mira për Republikën, e sidomos për Mitrovicën, nuk kanë të ndalur. Sot kemi shpallur thirrjen për aplikim për transportin publik që do ta subvencionojmë, me qëllim që të lidhim edhe më shumë njerëzit dhe ta bashkojmë edhe më fort Jugun me Veriun”, ka shkruar Durmishi.Durmishi sqaroi gjithashtu rrjetin e linjave.“Do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq e deri në Jarinjë, për në Zubin Potok…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hequr ndalesën e importit nga Republika e Shqipërisë për kafshët e gjalla dhe shpezët.Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të AUV-it. “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe WOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1. Në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për të marr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.Osmani në një intervistë për Euronews u pyet lidhur me anëtarësimin e Kosovës në BE, ndërsa theksoi se ky është fati i Kosovës. “Absolutisht. Kjo është fati ynë. Është diçka për të cilën kemi punuar për një kohë shumë të gjatë. Dhe, ndonëse praktikisht kemi aplikuar vetëm disa vite më parë, shpresojmë që aplikimi ynë shumë shpejt të jetë në tryezën e anëtarëve të Këshillit. Në fakt, si identitet, si shtet dhe si komb, ne kemi kontribuar në vlerat…
Mesfushori i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka pranuar se ndihet i zhgënjyer me startin e tij në “Anfield” dhe se një pjesë të kritikave të drejtuara ndaj tij i ka marrë personalisht, sipas raportimeve të The Athletic.Lojtari i kombëtares gjermane, i transferuar nga Bayer Leverkusen për një shumë fillestare prej 100 milionë eurosh, ende nuk ka arritur të shënojë gol për “Reds”-at, ndërsa profili i lartë i transferimit ka shtuar presionin mbi të. Në fillim të sezonit, Wirtz kishte deklaruar se çmimi i lartë i kartonit nuk do ta ndikonte, megjithatë ai vazhdon të përshtatet me ambientin e ri dhe me…
Mbi 7,200 studentë të UNI – Universum International College, institucion i fuqizuar nga Arizona State University, kanë përfunduar me sukses kursin A Sustainable Earth dhe janë certifikuar drejtpërdrejt nga ASU – universiteti më i madh publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ky program akademik fokusohet në temat kyçe të zhvillimit të qëndrueshëm, përfshirë ndryshimet klimatike, energjinë, menaxhimin e mbeturinave dhe politikat mjedisore, duke u ofruar studentëve njohuri të strukturuara dhe të aplikueshme në kontekst ndërkombëtar.Përmes këtij bashkëpunimi, studentët e UNI përfitojnë kurrikulë amerikane, certifikim zyrtar nga ASU dhe qasje në standarde të larta akademike, duke rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë e tyre…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka reaguar pas parashikimit të motit që bëri një ditë më parë menaxheri i Departamentit meteorologjik në Ofruesi e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (KANS), Sherif Gosalci.Sipas reagimit të bërë në rrjetin social në Facebook thuhet se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Neni 13 Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik. “Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe…
Sarajeva edhe këtë mëngjes kryeson listën e kryeqyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqtetin e Bosnje-Hercegovinës arrin vlerën 396, raporton klix.ba.Pas Sarajevës renditet Lahori i Pakistanit, ku indeksi i cilësisë së ajrit është regjistruar 297, ndërsa në Delhin e Indisë 284. Përqendrimi i grimcave PM2.5 këtë mëngjes në Sarajevë është 53 herë më i lartë se vlera vjetore referuese e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të mbledhura nga IQAir, situata më e keqe është regjistruar nga stacioni matës në Saraj Polje, ku është matur vlera 533. Në Otoka…
Në pikën kufitare Han i Elezit, gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta kufitare, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një udhëtar për kontroll të detajuar.Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se pas verifikimit të bagazhit të tij, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, përfshirë veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë, në sasi prej rreth 4.500 copë, të cilat mbajnë shenja dalluese të markave të njohura tregtare, nën dyshimin se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.“Etiketat dhe aksesorët me shenja të mbrojtura tregtare ndalohen pasi ato mund të përdoren për t’u vendosur në produkte jo origjinale, duke i paraqitur ato…
Lahi Brahimaj nga AAK, do të rikandidojë sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.Përmes një postimi publik, Brahimaj ka kujtuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte zgjedhur deputet, por për shkak të mosfunksionalizimit të legjislaturës nuk pati mundësi ta ushtrojë mandatin dhe të angazhohet institucionalisht, ashtu siç kishte premtuar para qytetarëve.Ai theksoi se vendimi për rikandidim vjen si përgjigje ndaj besimit të vazhdueshëm të qytetarëve dhe si obligim moral ndaj vendit, duke u bazuar në rrënjët familjare të sakrificës dhe angazhimin e brezit të tij në periudha të vështira për…
Transmetuesi pritës i “Eurovision Song Contest” të ardhshëm, televizioni publik austriak ORF, nuk do të ndalojë valëvitjen e flamurit palestinez nga publiku dhe as nuk do të mbulojë me zëra fishkëllimat gjatë performancës së Izraelit, siç ka ndodhur në disa edicione të mëparshme, thanë organizatorët të martën.Edicioni i 70-të i konkursit, që do të mbahet në muajin maj, do të ketë vetëm 35 këngë pjesëmarrëse, numri më i ulët i pjesëmarrësve që nga viti 2003, pasi pesë transmetues kombëtarë – përfshirë ata të Spanjës, Irlandës dhe Holandës – kanë njoftuar se do ta bojkotojnë festivalin në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari