- “Ajo i ndërronte partnerët shumë shpesh”, Elijona tregon se pse vendosi të ikte nga familja gjermane ku ishte dërguar në përkujdesje
- Kushtrim Kelani – i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Kosova 4
- Pas përplasjes me Jonidën dhe akuzës ndaj produksionit për montim të klipit, Alba çohet dhe dëshiron të largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
- Alba befason opinionin: Kam vendosur të mbulohem
- Diskutimi për namazin në BBVK, Valdrin Sahiti: Kam dashur disa herë ta provoj veten dhe më është dukur gjë e madhe për të arritur që të bëhet
- Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht
- Adam Sandler flet pas mos-nominimit në çmimet ‘Oscars’ sivjet: Nuk rri dhe nuk mendoj shumë për këtë
- Kjo ngjyrë e veçantë rikthehet fuqishëm: E vështirë për t’u veshur, e pamundur për t’u injoruar
Author: korrektpress
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, respektivisht Njësinë për Hetimin e Falsifikimit të Parasë dhe Dokumenteve Zyrtare, Inspektoratin Shëndetësor dhe Inspektoratin e Tregut, sot është duke zhvilluar një aksion të gjerë.Ky aksion po realizohet në zbatim të Urdhrit për Kontroll dhe Sekuestrim të Përkohshëm të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, për kontrollin e 15 lokacioneve – bizneseve që të gjitha në Prishtinë dhe sekuestrimin e…
Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ policor dhe ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen me datën 28 dhjetor 2025.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me qëllim që ky plan policor të realizohet sipas planifikimeve të parapara dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu…
Gjatë ditës së djeshme, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, para gjyqtarit të procedurës paraprake u paraqit Lj.P., ndaj të cilit më parë ishte caktuar masa e paraburgimit me vendim të gjykatës për kapjen dhe privimin nga liria, me vendim KOK PP 439/23 në rastin e njohur për publikun si “Zinxhiri”.Nga Gjykata Penale njoftojnë se gjyqtari i procedurës paraprake me propozimin e Prokurorisë Publike, të akuzuarit i caktoi masa arresti shtëpiak dhe mbikëqyrje të detyrueshme, ndërsa i janë marrë të dy dokumentet e udhëtimit. Kundër vendimit të gjyqtarit, është i lejueshëm e drejta e ankimimit para Këshillit Penal.“Duke qenë se…
Komisioni Evropian ka njoftuar se do të lirojë rreth 50 për qind të ndihmës financiare për Kosovën, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro.Ky vendim i KE-së vjen pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në tetor 2025.Kështu ka konfirmuar për Telegrafin një zëdhënës i Komisionit Evropian, i cili ka bërë të ditur se ky vendim do të mundësojë nënshkrimin e kontratave për katër projekte të reja dhe nisjen e zbatimit të tyre.“Kjo do të lejojë nënshkrimin e kontratave për 4 projekte, që në total përfaqësojnë 34.6 milionë…
Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të godasin objektiva kyçe ruse – si ushtarake, ashtu edhe të infrastrukturës energjetike.Gjatë natës, forcat ukrainase goditën infrastrukturën e Rafinerisë së Naftës Slavyansk në Slavyansk-na-Kubani.U raportuan shpërthime dhe zjarre. Fabrika përpunon deri në 5.2 milionë ton naftë në vit dhe mbështet drejtpërdrejt ushtrinë ruse. Shkalla e dëmtimeve po vlerësohet ende.Dronët gjithashtu dëmtuan dy linja të tensionit të lartë për transmetimin e energjisë. — (@) Përveç kësaj, është konfirmuar një goditje në depot e naftës Nikolayevskaya në rajonin Rostov të Rusisë. U dëmtuan edhe një rezervuar karburanti dhe anija në lumin Kapitan Gibert.Në rajonin e…
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka thënë se e ka pyetur udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin se si do të reagonte Rusia ndaj një vendimi të mundshëm të BE-së për të përdorur asetet e ngrira ruse dhe se ka marrë një premtim se Rusia do ta merrte parasysh protestën e Hungarisë për këtë çështje.Orbán tha në një aeroplan gjatë rrugës për në Bruksel se i kishte shkruar një letër Putinit, duke e pyetur për përgjigjen e Rusisë ndaj një vendimi të mundshëm të BE-së për të përdorur asetet ruse për një “kredi dëmshpërblimi” për Ukrainën, dhe nëse Putini do të merrte…
Interi po fillon të shqyrtojë opsionet e tyre për të zëvendësuar Denzel Dumfries, i cili pritet të jetë i padisponueshëm për disa muaj pas operacionit, dhe Nerazzurrët mund të jenë të etur për një marrëveshje për ish-mbrojtësin e Arsenalit, Brooke Norton-Cuffy, i cili ka bërë përshtypje për Genoan këtë sezon.Dumfries iu nënshtrua operacionit në Londër në fillim të kësaj jave në një përpjekje për të rregulluar një problem në kyçin e këmbës, i cili kishte zgjatur më shumë se sa pritej. Raportet fillestare sugjerojnë se holandezi mund të mos jetë i disponueshëm për dy deri në tre muaj të tjerë.…
Nga: George Orwell (New Statesman, 3 shtator 1932) Përktheu nga anglishtja: Granit Zela.Banesat e përbashkëta të strehimit, nga të cilat ka disa qindra në Londër, janë strehimore nate të autorizuara posaçërisht nga LSKP.[1] Ato janë për njerëzit që nuk mund të përballojnë strehim të rregullt. Në fakt, janë hotele jashtëzakonisht të lira. Është e vështirë të vlerësohet popullsia e shtëpive të strehimit, e cila ndryshon vazhdimisht, por ajo shkon gjithmonë në dhjetëra mijëra, dhe në muajt e dimrit ndoshta i afrohet shifrës pesëdhjetë mijë. Duke pasur parasysh që strehojnë kaq shumë njerëz dhe se shumica e tyre janë në një…
Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, duke e anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e tij nga detyra.Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se vendimi KPK.nr.1056/2025, i datës 20 nëntor 2025, është marrë në kundërshtim me ligjin, duke e kthyer lëndën në rishqyrtim dhe rivendosje në KPK.“Gjykata Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmend dhe ka anuluar vendimin si të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.Sipas Gjykatës Supreme, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore dhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari