- Moti në Shqipëri, vranët dhe shi
- Analizë e re e luftës në Ukrainë – humbjet ruse janë shumë më të mëdha sesa mendohej
- Moti në fundjavë, vranësira e riga shiu
- Çfarë po ndodh me Bitcoin?
- Ky është telefoni me baterinë më të fuqishme
- “Ajo i ndërronte partnerët shumë shpesh”, Elijona tregon se pse vendosi të ikte nga familja gjermane ku ishte dërguar në përkujdesje
- Kushtrim Kelani – i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Kosova 4
- Pas përplasjes me Jonidën dhe akuzës ndaj produksionit për montim të klipit, Alba çohet dhe dëshiron të largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Author: korrektpress
I vetëdijshëm për rrezikun e humbjes së Denzel Dumfries gjatë verës së ardhshme, Interi ka nisur lëvizjet për të siguruar një alternativë të re në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në këtë kuadër, klubi zikaltër ka vënë në shënjestër Rafik Belghalin, mbrojtësin e Hellas Veronas, i cili po ashtu është në planet e Juventusit.Sezoni i kaluar rezultoi i lodhshëm për Interin, i cili mbërriti pa energji në fazën vendimtare të garave, duke humbur garën për Scudetton dhe Ligën e Kampionëve. Ky konsum fizik u reflektua edhe në Kupën e Botës për Klube. Megjithatë, skuadra duket se ka “rifilluar nga e…
Ministria e Brendshme e Francës u shënjestrua nga një sulm kibernetik disa ditë më parë, që kompromentoi llogaritë e email-et dhe u lejoi hakerëve të hynin në skedarë të ndjeshëm të policisë, konfirmoi të mërkurën Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez.”Ne ishim shënjestër e një ndërhyrjeje dashakeqe disa ditë më parë”, tha Nuñez në një intervistë në portalin Franceinfo. Një hetim gjyqësor është duke u zhvilluar “për të gjetur autorin shumë shpejt”, transmeton Telegrafi.Ndërhyrja ndodhi kur sulmuesit hynë në “disa kuti postare profesionale të email-it” dhe “rikuperuan kodet e hyrjes”, tha ministri.Hakerët “ishin në gjendje të konsultonin një numër skedarësh të…
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Hajrulla Çeku ka njoftuar nisjen e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në Prishtinë, që synon rijetësimin e plotë të Pallatit të Rinisë në prag të Lojërave Mesdhetare dhe kthimin e tij në një qendër moderne për sport, art dhe rini.Çeku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 milionë euro për rinovimin e plotë të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Projekti përfshin modernizim total të objektit, përfshirë edhe sallën e djegur, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.Sipas Çekut, në bazë të marrëveshjes me Bankën…
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka dalur me premtim për të posadiplomuarit në Kosovë.Sipas tij, për herë të parë në historinë e Kosovës çdo të diplomuarit do t’i garantohet punësim për 6 muajt e parë me pagë të subvencionuar nga shteti prej 500 eurove në muaj.“Për çdo të diplomuar në Kosovë, do të garantohet punësimi për 6 muajt e parë me pagë të subvencionuar nga shteti prej 500 eurove në muaj. Punësim i garantuar, pagë e garantuar”, ka thënë Abdixhiku.Tutje ai shtoi se asnjë i diplomuar nuk do të sillet rrugëve pa mundësi e pa…
Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, ka lartësuar figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, duke e përmendur atë brenda shtëpisë së BBVK-së.Ai foli me pasion për historinë e tij, si dhe për sakrificën e familjes Jashari.“Puna e Adem Jasharit është fenomen. Një Serbi iu është frikësuar një familje. Ku ka në histori. Një ushtri me 20 mijë vetë iu është frikësu një familje kanë shku e kanë sulmu 20 mijë vetë një familje, paramendo! Për mua është njeriu më interesanti çka kam analizu… është Adem Jashari. Po është edhe nëna e tij, vëllau i tij…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Bruksel u mirëprit nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa. “Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian. Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e…
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.A. (28), S.A. (30), E.A. (23), G.A. (44) dhe A.A. (19), të gjithë nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës.Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “dhunë”.Sipas policisë, më 26 shtator të këtij viti në fshatin Zhelinë, pas një grindjeje të mëparshme, të akuzuarit sulmuan fizikisht një vajzë 19-vjeçare nga i njëjti fshat.
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më datë 04.06.2025 pati zhvilluar një aksion të suksesshëm kundër degradimit të mjedisi, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e natyrës dhe pasurive mjedisore.Ky aksion kishte si qëllim parandalimin e aktiviteteve të paligjshme që dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, ku janë arrestuar 19 persona dhe janë sekuestruar 40 mjete të kryerjes së veprës penale duke përfshirë: 10 kamionë, 15 eskavator, 15 makineri seperimi, si dhe prova të tjera materiale, ku vlera totale e sekuestrimit ishte rreth 2 milionë euro.“Megjithatë, më 17.12.2025 vetëm disa muaj pas këtij aksioni,…
Një person është gjendur pa shenja jete sot rreth orës 11:35 në fshatin Serbicë e Ulët në Prizren. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.Sipas tij, njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. “Sot, më datë 17.12.2025, rreth orës 11:35, Policia ka pranuar informatën se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, është vërejtur një person pa shenja jete. Njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen…
Lëvizja FOL ka bërë sot thirrje për fushatë të drejtë dhe komunikim të përgjegjshëm gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Në njoftimin për media bëhet e ditur se Lëvizja FOL, prej disa vitesh, monitoron sistematikisht mbulimin mediatik gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë. “Bazuar në gjetjet nga monitorimet e kaluara, e veçanërisht nga dy fushatat e fundit – Zgjedhjet e Përgjithshme të 9 shkurtit 2025 dhe Zgjedhjet Lokale 2025 – këto infografika përmbledhin rekomandimet tona për subjektet politike dhe mediat.Qëllimi i tyre është të kontribuojnë në një fushatë korrekte, të barabartë dhe etike, të fokusuar në programet politike dhe interesin…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari