- Harry Bajraktari: Tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President, lajm i keq për Kosovën
- IKSHPK: Gjashtë raste me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë
- Kryetari i Lezhës: 65% e turistëve ishin nga Kosova – një pjesë e konsiderueshme nga diaspora
- Trump shqyrton publikimin e dokumenteve të 11 Shtatorit pas kërkesës së familjeve të viktimave
- William dhe Kate ndryshojnë rregullin për fëmijët e tyre – një faktor vendos për shkollimin
- Zelensky: SHBA-ja duhet të sigurohet se Rusia është vërtet gati para se Ukraina të pranojë propozimin
- PS-PD bëhen bashkë pro dërgimit të 40 ushtarakëve në Gaza
- Vuçiq: Më 27 shtator do të jap dorëheqjen dhe më pas do të nis fushatën si qytetar i thjeshtë
Author: korrektpress
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me rastin e njohur si “Lule Gjeli”, duke kërkuar veprim të shpejtë nga Prokuroria.Hoti ka thënë se për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë dëmtuar debatin politik në Kosovë.Sipas tij, emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar personat që kanë menduar ndryshe.“Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e ‘Lule Gjelit’ me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model…
Ndeshja miqësore ndërmjet Llapit dhe Lirisë nuk ka shkuar deri në fund, pasi është ndërprerë në minutën e 82-të pas një situate të tensionuar në fushë.Shkak për ndërprerjen ishte pakënaqësia e trajnerit të Lirisë, Ismet Munishi, me vendimet e gjyqtarit kryesor.Munishi fillimisht protestoi për një ndërhyrje të palejuar gjatë lojës, mirëpo aksioni vazhdoi dhe ndeshja nuk u ndërpre.Trajneri prizrenas më pas hyri në fushë për të protestuar ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili reagoi duke e ndëshkuar Munishin me karton të kuq.Situata u përshkallëzua më tej, pasi në shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit, Munishi vendosi ta tërheqë skuadrën e…
Dy futbollistët e talentuar të Prishtinës, Lorik Mehmeti dhe Rin Ahmeti, kanë marrë një ftesë të veçantë nga gjiganti francez Paris Saint-Germain.PSG-ja, kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, ka ftuar zyrtarisht dy talentet e klubit kryeqytetas për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore dhe vlerësimi në Akademinë e PSG-së.Sipas njoftimit të Prishtinës, Mehmeti dhe Ahmeti do të qëndrojnë në kampusin e klubit francez në Poissy, ku do të stërviten dhe do të vlerësohen nga stafi i akademisë së PSG-së.Periudha stërvitore do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026.Kjo ftesë përbën një mundësi të rëndësishme për dy…
Një vjedhje me dëme të vlerësuara në rreth 5 milionë euro ka ndodhur në nënstacionin elektrik hekurudhor në Draçevë, i vendosur mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, njoftoi Ministria e Transportit.Sipas ministrisë, gjatë vjedhjes është shkaktuar shkatërrim i plotë i një pjese të konsiderueshme të pajisjeve elektroenergjetike të infrastrukturës hekurudhore.Autorët kanë përmbysur me forcë dy transformatorë të mëdhenj elektrikë, secili me peshë mbi 30 tonë. Nga transformatorët është derdhur vaji, ndërsa mbështjellësit prej bakri dhe komponentët e tjerë me vlerë janë hequr dhe vjedhur.Përveç kësaj, nga nënstacioni janë vjedhur edhe tela bakri, shina dhe shufra bakri, si dhe pothuajse të…
Vizita e paparalajmëruar në Prishtinë e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nuk i ka befasuar vëzhguesit e zhvillimeve politike. Sorensen ngriti në takim çështjen e dorëheqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë dhe kërkesat e tyre për rikthim në punë pas 4 vjetësh. Analistët thonë se prezenca e komunitetit serb në këto institucione është detyrim nga marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Pa njoftim paraprak e agjendë publike, takimi u mbajt larg vëmendjes së mediave dhe qytetarëve.Të premten pasdite, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin e vizitoi i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian,…
Johnny Depp ka habitur fansat me paraqitjen e tij të fundit në San Diego Comic-Con, ku u shfaq pothuajse i panjohshëm.Aktori 63-vjeçar nuk mori pjesë në ngjarje si vetvetja, por i transformuar plotësisht në personazhin e Ebenezer Scrooge, protagonisti koprrac dhe i sertë i filmit të ri “Ebenezer: A Christmas Carol”.Depp u shfaq i veshur me kostum të epokës viktoriane, duke mbajtur një pallto të gjatë blu, cilindër të zi, paruke gri dhe një bastun, çka bëri që shumë prej të pranishmëve të mos e njihnin në shikim të parë.Aktori ishte zhytur plotësisht në rol gjatë promovimit të adaptimit të…
Arsenali raportohet se ka shfaqur interesim për transferimin e Vinicius Juniorit, por trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk ka ndërmend të lejojë largimin e yllit brazilian.Trajneri portugez tashmë ka nisur punën në krye të “Los Blancos”, duke punuar me një pjesë të skuadrës gjatë përgatitjeve parasezonale, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë edhe në afatin kalimtar për përforcimet e nevojshme.Objektivi kryesor i Mourinhos këtë sezon është i qartë: ta ndalë Barcelonën që të fitojë titullin e tretë radhazi në La Liga dhe ta rikthejë Real Madridin te titulli i 37-të në elitën e futbollit spanjoll. Në të…
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) është dashur të bëjë një marrëveshje të pazakontë me Red Bullin për ta siguruar lirimin e Jurgen Kloppit nga angazhimet e tij paraprake dhe për ta emëruar atë përzgjedhës të kombëtares së Gjermanisë.Detajet e marrëveshjes janë bërë të ditura gjatë prezantimit zyrtar të Kloppit të premten, kur presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, konfirmoi se federata ka pranuar të bëjë një donacion prej 1 milion eurosh për fondacionin “Ëings for Life”, i cili mbështetet nga Red Bull.Sipas Neuendorfit, ky gjest ishte pjesë e marrëveshjes për lirimin e Kloppit dhe kishte për qëllim të shprehte mirënjohjen ndaj…
Sasi e madhe e shkumës u paraqit gjatë ditës së djeshme në pendën ku Lumi Lepenc derdhet në Lumin Vardar. Kjo gjendje është denoncuar në Qytetin e Shkupit pas çka, shërbimet e Qytetit dhe Ministrisë së Ambientit Jetësor menjëherë janë nisur për inspektime.“Ndonëse sot është uji i pastër, gjatë ditës së djeshme e tëra ishte me shkumë. Në vendin ku lumi Lepenc derdhet në Lumin Vardar, dje u vërejt materie e pa njohur e për të cilën, autoritetet kompetente kanë marrë mostra dhe janë duke inspektuar se për çka bëhet fjalë”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.Mostrat janë marrë dhe po bëhen…
Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua menjëherë pas mesnatës së së shtunës në mëngjes nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) i Italisë.Epiqendra ishte në Pizzone, në provincën e Isernias (Molise), në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, transmeton Telegrafi.Tërmeti u ndje në të gjithë provincën dhe gjithashtu në Chieti, L’Aquila dhe Caserta. Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika. Një dridhje e dytë, me magnitudë 2.2, u regjistrua në të njëjtën zonë në orën 3:41 të mëngjesit, në një thellësi prej 9 kilometrash. Provinca e Isernias ishte prekur tashmë nga dy dridhje me magnitudë 2.5 në janarin…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari