- Reagimet e banorëve kur mësojnë se Luiz Ejlli do të futet në Big Brother VIP Albania 5
- Luiz Ejlli futet në Big Brother VIP Albania 5: Tani luftohet vetëm për vend të dytë
- Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan për Gimbon: I drejti gjithmonë fiton, nëse jo çmimin e fiton dashurinë
- Publikohet klipi i dyshimtë ku Miri dhe Selin flasin me kode, bëjnë plane prapa shpinës së Gimbos
- Dosja Epstein nxit valë dezinformimi me imazhe të rreme të gjeneruara nga AI
- Zbulohet lojtari ‘sekret’ i cili iu ofrua Man Unitedit në janar, por klubi refuzoi transferimin e tij
- Nju-Jorku nderon Kosovën, Senati miraton Rezolutën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
- Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iranin
Author: korrektpress
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se vazhdon puna intensive në përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në komunë.“Nga Koretini ku janë asfaltuar edhe dy rrugë të tjera, 11 rrugë në Muçiverc, rruga ‘Tema’ në Busavatë e 12 rrugë në Roganë. Në proces edhe trotuari në Kopërnicë e ndriçimi publik.Nuk kanë qenë vetëm fjalë fushate, po bëhen vepra, për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar kryetari Rahimaj.Me këtë projekt, Komuna synon të përmirësojë qasjen dhe sigurinë për qytetarët, duke sjellë standarde më të larta të infrastrukturës lokale. /Telegrafi/
Për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, Komuna e Prishtinës njofton se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet përkohësisht dhe pjesërisht.Sipas njoftimit, qarkullimi do të menaxhohet në mënyrë të kontrolluar përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.Mbyllja e përkohshme do të fillojë më 19 dhjetor 2025, ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 21 dhjetor 2025, ora 20:00.Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/
Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Krushevë me 4 gradë Celsius të matura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Në Tetovë, Veles dhe Demir Kapi në mëngjes janë matur -3 gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Shtip, Kavadar dhe Prilep-2, në Pretor dhe Hanet e Mavrovës 0, në Kriva Pallankë, Gjevgjeli, Vinicë dhe Kodra e Diellit 1 gradë dhe në Ohër 2 gradë celsius.Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite në disa…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se çdo të premte do t’i dedikohet qytetarëve për takime të drejtpërdrejta, duke dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre.“Çdo hall dëgjohet dhe, me mundësi financiare e bazë ligjore, do të adresohet”, shkroi Peci, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, përcjell Telegrafi.Ai shtoi se këto takime do të jenë të hapura për të gjithë banorët nga çdo lagje, fshat dhe lokalitet i komunës: “Çdo të premte, do t’ia dedikoj secilit qytetar nga secila lagje, secili fshat e secili lokalitet”.Qytetarët mund të caktojnë termin për takim përmes kabinetit…
Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe globalë për pjesën kryesore të biznesit të tij në SHBA, siç u komunikua nga shefi i TikTokut, Shou Zi Chew, punonjësve të kompanisë.Gjysma e bashkëpronësisë së përbashkët do t’i përkasë një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, MGX, sipas një memorandumi të dërguar nga drejtori ekzekutiv, raporton bbc.Marrëveshja, e cila pritet të përfundojë më 22 janar, vjen pas viteve të përpjekjeve të Uashingtonit për ta detyruar ByteDancen të shesë operacionet e saj në SHBA për shkak të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë kanë gjetur para prej 10.206.84 euro.Rasti ka ndodhur në pikën kalimin kufitar në Jarinje. “SPK Jarinje 18.12.2025 – 10:58. Më datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të pa deklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 euro”, thuhet në raport.Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës. /Telegrafi/
Real Madridi ka marrë një vendim përfundimtar: klubi nuk do të kryejë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht se skuadra nuk po shfaq nivelin e pritur dhe ka pësuar disa ndalesa si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, drejtuesit madrilenë kanë vendosur të mos ndërhyjnë në afat kalimtar.Sipas asaj që raporton OK Diario, në zyrat drejtuese të “Santiago Bernabeu” janë të vetëdijshëm se ekipit do t’i nevojitej një mesfushor me talent dhe vizion për të kontrolluar lojën, por konsiderohet se në këtë fazë të sezonit është praktikisht e pamundur të gjendet profili i duhur. Vendim…
Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, përkatësisht fishekzjarrëve, në hapësirat publike.Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.Sipas urdhëresës, ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve në vende të hapura publike, si tregje, rrugë dhe sheshe. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga data 20 dhjetor 2025 deri më 3 janar 2026.Përjashtim nga kjo…
Kompania OpenAI ka shtuar disa funksione të reja në produktin e saj kryesor, ChatGPT, dhe ka futur mbështetje për Apple Music si dhe aftësi të përmirësuara për gjenerimin e imazheve.Apple Music mund të shtohet në ChatGPT përmes seksionit Settings në aplikacionin për Mac, në faqen web ose në aplikacionin për iOS. Apple Music shfaqet nën opsionin e aplikacioneve, dhe lidhja me të kërkon hyrje me llogarinë e Apple për autorizim.ChatGPT mund të përdoret për të kërkuar në katalogun e Apple Music për këngë, artistë, albume dhe lista luajtjeje, edhe pa një abonim në Apple Music. OpenAI thotë se të gjithë…
Një paciente, shtetase e Republikës së Kosovës, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ka njoftuar Policia e Kosovës.Sipas raportit zyrtar, rasti është raportuar rreth orës 15:55, ndërsa vdekja e pacientes është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari