Author: korrektpress

Aktualisht vlerësohet se 29 persona u lënduan në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, njoftoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt.Më parë ishte raportuar se 16 persona u lënduan. Dobrindt dha gjithashtu më shumë detaje mbi kronologjinë e sulmit, transmeton Telegrafi.Ai tha se i dyshuari përdori një automjet për të hyrë në një turmë dhe më pas përdori një “thikë, ndoshta një hanxhar” për të sulmuar kalimtarët, duke shkaktuar lëndime të rënda. Kancelari gjerman për sulmin me furgon në Paradën e Krenarisë në Berlin: Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë Dobrindt, gjithashtu dha më shumë detaje në lidhje me…

Read More

Koreja e Jugut njoftoi 950 miliardë dollarë në iniciativa të reja të AI-së që përfshijnë Samsung Electronics, SK Group dhe firma teknologjike amerikane, ndërsa liderët globalë të AI-së nxitojnë të plotësojnë mungesën e çipave më të shpejtë për të fuqizuar dhe zhvilluar sisteme më të përparuara.SK Group ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 750 miliardë dollarë, duke përfshirë SK Hynix një partneritet të ri me Nvidia me vlerë më shumë se 500 miliardë dollarë, tha Shtëpia Blu presidenciale e Koresë së Jugut pas një samiti të AI-së të organizuar nga presidenti Lee Jae Myung në San Francisko.Samsung Electronics tha se kishte…

Read More

Nëse e keni ndezur ndonjëherë makinën tuaj në një mëngjes të ftohtë vetëm për t’u përshëndetur nga një dritë paralajmëruese e presionit të gomave që ndriçon, nuk jeni vetëm.Kjo u ndodh miliona shoferëve çdo vjeshtë dhe dimër, shpesh pa asnjë gozhdë ose shpim në horizont. Fajtori nuk është goma juaj – është fizika themelore, transmeton Telegrafi.Ndërsa temperaturat bien, ajri brenda gomave tuaja bëhet më i dendur dhe ushtron më pak presion në muret e gomës. Edhe pse sasia e ajrit brenda gomës nuk ka ndryshuar, leximi i presionit ka ndryshuar. Dhe nëse ky presion bie nën pragun e vendosur nga…

Read More

VLEN ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se me veprimet e tij po e zhvlerëson politikën shqiptare dhe po punon kundër interesave të shqiptarëve në vend.Në një komunikat për media, VLEN akuzon se udhëheqësia e BDI-së po bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, dhe se ky veprim është në kundërshtim me një nga parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit.Sipas VLEN-it, drejtuesit e BDI-së mbajnë përgjegjësi për mënyrën e qeverisjes gjatë 22 viteve të fundit në koalicion me LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, duke i akuzuar për keqqeverisje, korrupsion dhe dështim në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.Sipas VLEN qytetarët shqiptarë…

Read More

Kolonët izraelitë u kanë vënë flakën dy xhamive, si dhe makinave dhe tokave bujqësore në Bregun Perëndimor të pushtuar, thonë zyrtarët palestinezë, ndërsa tensionet në territor vazhdojnë të rriten.Sulmet e fundit vijnë dy ditë pas një përplasjeje midis kolonëve dhe palestinezëve pranë fshatit Tal, ku mbetën të vdekur katër palestinezë dhe dy izraelitë.Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për provokimin e dhunës, transmeton Telegrafi.Ky përballje e ka përkeqësuar më tej situatën në Bregun Perëndimor, i cili ka parë dhunë gjithnjë e në rritje nga kolonët ekstremistë kundër palestinezëve, të inkurajuar nga elementë të ekstremit të djathtë në qeverinë aktuale izraelite.Raportet palestineze…

Read More

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë tri marrëveshje bashkëpunimi.Marrëveshjet do të përfshijnë fushat e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri Konjufca dhe ministri Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.Takimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve do të zhvillohen më 27 korrik,…

Read More

Paris Saint-Germaini thuhet se ka hyrë befas në garë për Rodrin, jo vetëm për të forcuar mesfushën, por edhe si reagim ndaj lëvizjes së Real Madridit për Yan Diomande.Sipas Fabrizio Romanos, interesi i rinovuar i PSG-së për mesfushorin e Manchester Cityt po shihet gjerësisht në merkato si përgjigje ndaj faktit që Real Madridi ua ka rrëmbyer marrëveshjen për anësorin e RB Leipzigut. Kampioni francez kishte arritur më parë marrëveshje për kushtet personale me Diomanden, por më pas Real Madridi hyri në garë dhe e bindi lojtarin që të bëjë prioritet një kalim në Spanjë. Pavarësisht përpjekjeve të PSG-së, Real Madridi…

Read More

Studimi i ri ngre alarmin për ushqimet ultra të përpunuara: edhe një rritje e vogël e konsumit ditor lidhet me dobësim të përqendrimit dhe funksioneve njohëse, ndërsa as një dietë përgjithësisht e shëndetshme mund të mos e neutralizojë plotësisht efektinSipas studimit, të realizuar nga studiuesit e Universitetit Monash në Australi dhe të publikuar në revistën Alzheimer’s & Dementia: Diagnosis, Assessment & Disease Monitoring, një rritje prej 10 për qind e konsumit ditor të ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me dobësimin e vëmendjes dhe me një rrezik më të lartë për demencë, krahas më shumë se 30 pasojave të tjera të…

Read More

Rita Ora ka folur hapur për fëmijërinë e saj si refugjate dhe rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar, duke u shprehur se është krenare për origjinën e saj si emigrante.Këngëtarja 35-vjeçare, e cila po punon aktualisht në albumin e saj të katërt dhe së fundmi u rikthye në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në “Descendants”, ka treguar se rruga drejt famës ka nisur nga një periudhë shumë e vështirë e jetës së saj.Rita lindi në Prishtinë, por familja e saj u largua nga Kosova gjatë periudhës së persekutimit të shqiptarëve etnikë në fillim të viteve të 90-ta. Prindërit e saj, Vera dhe…

Read More

Boksieri Anthony Joshua thotë se ishte në dijeni që do ta mposhte Kristian Prengën me nokaut.Shqiptari e rrëzoi dy herë britanikun, megjithatë në raundin e dytë, ky i fundit arriti të fitonte me nokaut, duke i dhënë tre goditje radhazi.Për “DAZN”, Joshua dha lëvdata për Pregnën, ndërsa zbuloi se plani i tij që nga fillimi ishte të fitonte me nokaut.“Prenga ishte i mirë, i fortë. Donte të më nokautonte”.“Çfarë po mendoje kur të rrëzojë pas 20 sekondave? Ta thyejë, është një betejë 12-raundeshe. Ndodhi pas 20-30 sekondave, kështu që mendova si ta thyejë, mora kohën time”. “E kisha planifikuar ta…

Read More