- Penalltia kontroverse ndaj Sunderlandit sjell reagimin e fortë të Arsenalit
- Ndalohen 18 shoferë, 17 vozisnin pa patentë shoferi dhe njëri nën ndikimin e alkoolit
- Rekord i pazakontë, palosi 415 aeroplanë prej letre në vetëm një orë
- Dy zyrtarët e VAR-it ndëshkohen pas golit kontrovers të Haalandit
- Jo çdo kolonoskopi kryhet njësoj: AI zbulon dallimet mes mjekëve
- Pas motit të nxehtë, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave
- “Liria ka emër”: Më 16 shtator presim festë për Kosovën dhe çlirimtarët
- Tragjedi në Indonezi, anija me 243 persona fundoset – 129 ende të zhdukur
Author: korrektpress
Studimi i ri ngre alarmin për ushqimet ultra të përpunuara: edhe një rritje e vogël e konsumit ditor lidhet me dobësim të përqendrimit dhe funksioneve njohëse, ndërsa as një dietë përgjithësisht e shëndetshme mund të mos e neutralizojë plotësisht efektinSipas studimit, të realizuar nga studiuesit e Universitetit Monash në Australi dhe të publikuar në revistën Alzheimer’s & Dementia: Diagnosis, Assessment & Disease Monitoring, një rritje prej 10 për qind e konsumit ditor të ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me dobësimin e vëmendjes dhe me një rrezik më të lartë për demencë, krahas më shumë se 30 pasojave të tjera të…
Rita Ora ka folur hapur për fëmijërinë e saj si refugjate dhe rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar, duke u shprehur se është krenare për origjinën e saj si emigrante.Këngëtarja 35-vjeçare, e cila po punon aktualisht në albumin e saj të katërt dhe së fundmi u rikthye në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në “Descendants”, ka treguar se rruga drejt famës ka nisur nga një periudhë shumë e vështirë e jetës së saj.Rita lindi në Prishtinë, por familja e saj u largua nga Kosova gjatë periudhës së persekutimit të shqiptarëve etnikë në fillim të viteve të 90-ta. Prindërit e saj, Vera dhe…
Boksieri Anthony Joshua thotë se ishte në dijeni që do ta mposhte Kristian Prengën me nokaut.Shqiptari e rrëzoi dy herë britanikun, megjithatë në raundin e dytë, ky i fundit arriti të fitonte me nokaut, duke i dhënë tre goditje radhazi.Për “DAZN”, Joshua dha lëvdata për Pregnën, ndërsa zbuloi se plani i tij që nga fillimi ishte të fitonte me nokaut.“Prenga ishte i mirë, i fortë. Donte të më nokautonte”.“Çfarë po mendoje kur të rrëzojë pas 20 sekondave? Ta thyejë, është një betejë 12-raundeshe. Ndodhi pas 20-30 sekondave, kështu që mendova si ta thyejë, mora kohën time”. “E kisha planifikuar ta…
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.“Zjarri në Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza reagoi menjëherë, duke kontaktuar dhe koordinuar institucionet kompetente, ndërsa Brigada Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm në terren. Personalisht isha i pranishëm në vendngjarje për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës. Gjendja po…
Në një kohë kur shumë artistë, përfshirë edhe reperë, shpesh zgjedhin të eksperimentojnë me bashkëpunime apo elemente të zhanreve të ndryshme, Blleki vazhdon t’i qëndrojë besnik identitetit të tij muzikor dhe stilit që e ka karakterizuar ndër vite.Artisti nga Gjilani ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri me titull “Paranormal”, një këngë e shoqëruar edhe me videoklip, e cila që në orët e para të publikimit ka nisur të marrë vëmendjen e publikut.Emri i tij i vërtetë është Flamur, por publiku e njeh prej vitesh me emrin artistik Blleki. Me një karrierë prej 18 vitesh në skenën…
Një dron i tretë është rrëzuar nga forcat rumune brenda vetëm tri ditësh, njoftoi presidenti rumun Nicuşor Dan, duke shtuar një sërë incidentesh të lidhura me dronë në vend.Në një deklaratë në mediat sociale, Dan tha se një aeroplan luftarak F-16 i forcave ajrore rumune kishte kapur një dron mbi ujërat territoriale të Rumanisë rreth orës 10:13 të mëngjesit të së dielës. Incidenti thuhet se ndodhi në zonën Sulina-Chilia të Deltës së Danubit, afër kufirit me Ukrainën, transmeton Telegrafi.”Do të doja të përgëzoja pilotët dhe ekipet tokësore rumunë për profesionalizmin, guximin dhe efikasitetin me të cilin ata kryejnë misionet e…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi po punojnë në Gostivar dhe se pas përfundimit të procesit të hiperklorimit të instalimeve në sistemin e ujësjellësit, pret që sot ose nesër uji në Gostivar të shpallet “teknikisht i përdorshëm”.“Pres sot, megjithëse rezultatet tashmë janë të mira, por pres sot dhe le të jemi konservatorë. Le të themi që nesër të publikohet një deklaratë se uji është teknikisht i përshtatshëm për përdorim, pasi është rregulluar në një kohë rekord prej një jave. Pra, çfarë mund të bëjmë ne si Qeveri, po e bëjmë. Dhe më habit që, ja, opozita…
Sulmuesi Drilon Hazrollaj i është bashkuar zyrtarisht në formë huazimi Tiranës nga skuadra e Rapid Bukureshtit.Kalimi në Rumani nuk doli i duhuri për yllin e Kosovës që vuajti nga lëndimet e shumta, kësisoj do të provojë ta rigjejë formën që kishte te Malisheva në fanellën e klubit të madh shqiptar.Tirana e ka kompletuar huazimin e Hazrollajt me opsion blerje nga skuadra rumune.“KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv…
Kryeministri britanik Andy Burnham thotë se do të ishte i përgatitur të kritikonte Donald Trumpin për të mbrojtur “interesin kombëtar para çdo gjëje tjetër” të Britanisë, nëse kjo është gjëja e duhur për t’u bërë, në intervistën e tij të parë të madhe si kryeministër.Duke folur ekskluzivisht për BBC-në, Burnham tha se kishte pasur një shkëmbim të parë të mirë me Trumpin, duke e konsideruar atë “shumë të ngrohtë”, transmeton Telegrafi.Por i pyetur dy herë nëse do t’i besonte presidentit të SHBA-së, ai nuk tha, duke u përgjigjur, “është një botë në ndryshim, apo jo, dhe thjesht duhet t’i gjykosh…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen më të fundit në pikat e kalimit kufitar, ku raportohet për fluks të shtuar dhe pritje në disa vendkalime.Sipas të dhënave të publikuara, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë koha e pritjes arrin deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 100 metra.Në pikën kufitare Bërnjak, pritja për hyrje në Kosovë është deri në 20 minuta, me kolonë rreth 200 metra.Në Vërmicë, për hyrje në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta, me kolonë prej 250 deri në 300 metra, ndërsa…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari