Author: korrektpress

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është përzgjedhur si Anëtar Kandidat për Zgjerim (Enlargement Candidate Member – ECM) në Komitetin Ekonomik dhe Social Europian (EESC), duke shënuar një angazhim të ri dhe të rëndësishëm në nivel europian.Në këtë rol, KCSF do të kontribuojë drejtpërdrejt në punën e EESC-së, me fokus të veçantë në çështjet që lidhen me shoqërinë civile dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke përfaqësuar perspektivën dhe interesin publik nga Kosova.KCSF ka theksuar se do ta shfrytëzojë këtë angazhim për të avancuar rolin e shoqërisë civile në Kosovë, për të forcuar përfaqësimin e interesit publik dhe për…

Read More

Ish-kryeministri Imran Khan dhe gruaja e tij, Bushra Bibi, janë dënuar me 17 vjet burg pasi një gjykatë pakistaneze i shpalli fajtorë për mbajtje dhe shitje dhuratash shtetërore.Çifti u deklaruan të pafajshëm kur u paditën vitin e kaluar.Ata u akuzuan për shitjen e dhuratave, përfshirë bizhuteri nga qeveria e Arabisë Saudite, me çmime shumë më të ulëta se vlera e tyre e tregut, ndërsa ai ishte në detyrë.Prokurorët thanë se Khan dhe gruaja e tij deklaruan vlerën e dhuratave pak mbi 8,500 euro, shumë më poshtë vlerës së tyre aktuale të tregut prej 244,700 eurosh, duke i lejuar ata të…

Read More

Gabriel Jesus po kërkon një eksperiencë të re pas rënies së rolit të tij te Arsenali, ndaj rrethi i tij ia ka ofruar shërbimet Milanit, i cili po e shqyrton këtë ide.Gjatë këtij muaji ishte sugjeruar tashmë se braziliani ndodhej në radarët e kuqezinjve, mes disa skuadrave të tjera të Serie A që janë në kërkim të një sulmuesi.Historia e tij me dëmtimet ka dekurajuar shumë prej tyre, por përfaqësuesit e lojtarit besojnë se futbolli italian mund të jetë hapi i radhës dhe po e shtyjnë veçanërisht drejt Milanit.Ndërkohë, Niclas Fullkrug është tashmë në rrugë drejt ‘San Siros’ nga West…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Kuvendin e partisë tha se çdo anëtar nga partitë e tjera, e ka derën e hapur në PDSH. Ai ndër të tjera shtoi se ky subjekt politik ka dije për angazhimin e tyrë politik në të mirën e shqiptarëve në Maqedoni. “Kam plan serioz, kam plan të saktë se ku dua të arrij. Nuk është kjo se PDSH me inat do të bëjë diçka, por sepse ne kemi dije. Anëtarët e BDI-së apo edhe partivë të tjera, njësoj duhet të ndihen edhe në PDSH, ne jemi derë e hapur. Ne angazhohemi…

Read More

Jordania konfirmoi sot se ka marrë pjesë në sulmet ajrore të SHBA-së që shënjestruan pozicionet e grupit terrorist ISIS në jug të Sirisë, duke thënë se operacioni synonte të parandalonte ekstremistët nga rivendosja e një baze që mund të kërcënonte sigurinë rajonale.Në një deklaratë, ushtria jordaneze tha se aeroplanë të Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë kryen sulme ajrore precize herët të premten kundër disa objektivave që i përkisnin grupit terrorist në jug të Sirisë.Ushtria tha se sulmet u kryen në bashkëpunim me SHBA-në, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it.SHBA-ja kreu një operacion ushtarak në Siri në hakmarrje për sulmin…

Read More

E ardhmja e Bruno Fernandes është sërish në qendër të tregut europian. Mesfushori portugez, kapiten dhe lider absolut i Manchester United, mund të jetë duke jetuar muajt e tij të fundit në ‘Old Trafford’, pas disa sezonesh ku ka mbajtur një peshë të madhe mbi supe në një projekt të shënuar nga paqëndrueshmëria.Në moshën 31-vjeçare, portugezi ndodhet përballë një momenti kyç në karrierën e tij, me mundësinë për të ndryshuar ambient dhe për t’u bashkuar me një projekt sportiv shumë më të qëndrueshëm dhe ambicioz.Prej kohësh, Bruno Fernandes është në axhendën e Bayern Munich. Klubi bavarez e ka ndjekur nga…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike. Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej…

Read More

“Heated Rivalry”, një nga serialet më provokues të vitit, rrezikoi të humbiste identitetin e tij që në sezonin e parë, pasi disa drejtues të industrisë u përpoqën të zbusnin përmbajtjen. Seriali kanadez, i bazuar në librat viralë të BookTok nga Rachel Reid, ndjek historinë e dy lojtarëve rivalë hokeji që përfshihen në një romancë të fshehtë dhe të zjarrtë ndër vite.Shfaqja është e mbushur me skena seksi gej, të cilat krijuesi Jacob Tierney zbuloi se pothuajse u shkurtuan, shkruan DailyMail. Duke folur për Slate, ai tregoi se një drejtues i njohur sugjeroi që romanca mes dy protagonistëve, të luajtur nga…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović, lidhur me pritjet dhe vonesat në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë.Sveçla ka bërë të ditur se iniciativa ka ardhur pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët, të cilët kanë raportuar për pritje të gjata në kufi. Sipas tij, me homologun kroat janë diskutuar modalitetet për një kalim sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës, gjithmonë në përputhje me rregullat në fuqi.Ministri Sveçla ka theksuar se ministri Božinović ka shprehur…

Read More

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se ka mashtruar shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit.Në një reagim publik, Lekaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Kurtit është rritur ndjeshëm kostoja e jetës, ndërsa rritja e pagave ka mbetur pas, duke çuar në varfërim të qytetarëve dhe përkeqësim të mirëqenies sociale.Sipas tij, shtatë kategori shoqërore janë prekur më së shumti nga politikat e qeverisë aktuale: çiftet e reja, gratë kryefamiljare, arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe shërbyesit civilë.“Qeveria e…

Read More