Author: korrektpress

Amerikani 17-vjeçar Cooper Lutkenhaus ka bërë histori duke triumfuar në garën e 800 metrave dhe duke u bërë kampioni më i ri botëror në atletikë.Lutkenhaus fitoi medaljen e artë në 800 metra në Kampionatin Botëror në sallë të mbajtur në Torun, duke u shndërruar në fituesin më të ri në një disiplinë të atletikës për meshkuj në historinë e kampionateve botërore, si në sallë ashtu edhe në ambiente të hapura. Ai e arriti këtë sukses në moshën 17 vjeç e 93 ditë, duke thyer rekordin e etiopianit Mohammed Aman, i cili kishte qenë 18 vjeç e 61 ditë kur fitoi…

Read More

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedonia e Veriut kanë kaluar në disa faza të theksuara të lëvizjes gjatë viteve të fundit, duke reflektuar zhvillimet globale, nga pandemia e COVID-19, te kriza energjetike e vitit 2022 dhe tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.Zhvillimet e fundit që përfshijnë tensionet mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer presionin mbi tregjet e energjisë dhe si pasojë çmimi i naftës është rritur ndjeshëm ditëve të fundit, ndërsa pritet të arrijnë edhe mbi 100 denarë për litër.Por si ka qenë çmimi i derivateve të naftës vitet e kaluara? Gjatë pandemisë…

Read More

Disa nga yjet e Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda kanë mbërritur në Prishtinë.Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar videon ku lojtarët bashkohen me stafin, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme.Emrat si Vedat Muriqi, Mërgim Vojvoda, Edon Zhegrova, Aro Muric Milot Rashica, Elvis Rexhbeçaj, Fidan Aliti takohen me Samir Ujkanin, Agim Ademin si dhe Fodan.Kosova do të zhvillojë më vonë stërvitjen e parë para sfidës me Sllovakinë, me përzgjedhësin Foda që konfirmoi se këto ditë do të jenë më të fokusuar në aspektin taktik.“Nga ana fizike nuk ka nevojë t’i stërvisim lojtarët sepse janë në top formë.…

Read More

Radio Evropa e Lirë ka gjetur se emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, figuron në një databazë të publikuar nga organizata ukrainase Molfar, ku përfshihen persona që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet sekrete ruse. REL-i nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin për rolin e saktë të tij.Në një zyrë që prej vitesh operon pothuajse në heshtje në Prishtinë, Rusia emëroi shef të ri.Në gusht të vitit 2025, përmes një njoftimi të shkurtër, misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) bëri të ditur se përfaqësuesja e atëhershme…

Read More

Qeveria kroate miratoi të hënën një paketë të re masash që synojnë zbutjen e pasojave të ndërprerjeve në tregun global të energjisë të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme, duke përfshirë kufizimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe ruajtjen e stabilitetit të furnizimit.Kryeministri Andrej Plenkoviq ka thënë se kjo është paketa e dhjetë e ndihmës për qytetarët dhe ekonominë që nga fillimi i një serie krizash që kanë goditur vendin që nga viti 2020.”Masat deri më tani kanë mundësuar stabilitetin, duke ruajtur konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe vendet e punës. Paketa e re vjen në një mjedis ndërkombëtar të…

Read More

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike dhe gjendjes socio-ekonomike në vend, duke e cilësuar situatën aktuale si “jonormale” dhe të dëmshme për qytetarët.Në një postim ai ka thënë se është “e dhimbshme kur jo-normaliteti shndërrohet në mënyrë jetese”, duke kritikuar qeverisjen dhe funksionimin institucional në vend.Haradinaj ka theksuar se vendi po përballet me bllokada politike dhe institucionale, duke shtuar se “kur bëhemi vendi i vetëm me parlament të zgjedhur, por të pezulluar”, kjo dëmton drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.Ai ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen ekonomike dhe sociale, duke vënë në pah varfërinë, emigrimin dhe rritjen…

Read More

Një burrë i dha fund martesës së tij pasi hasi në fotografi intime të gruas së tij me një burrë tjetër, ndërsa shfletonte Google Maps.Burri po hartonte një plan përpara se të nisej për një udhëtim kur vuri re një imazh të gruas së tij të ulur në një stol duke i ledhatuar butësisht flokët një burri tjetër, koka e të cilit ishte mbështetur në prehrin e saj.E kapur nga një automjet me kamera të Google në Lima, kryeqytetin peruan, burri i habitur tha se fotografia i tërhoqi vëmendjen sepse gruaja në foto dukej se mbante veshur rroba identike me…

Read More

Thuhet se OpenAI po punon në një “superaplikacion” të unifikuar për desktop që kombinon ChatGPT, Codex (asistent kodimi) dhe Atlas (shfletues Al) në një vend. Qëllimi është të thjeshtojë listën e saj në rritje të mjeteve dhe të rregullojë ngadalësimet e brendshme të shkaktuara nga shumë produkte.Në vend që të kaloni midis aplikacioneve, do të përdorni një platformë për të biseduar, koduar dhe shfletuar me Al. View this post on Instagram A post shared by Artificial Intelligence (AI) • ChatGPT (@chatgptricks)Ky njoftim vjen ndërsa konkurrenca nxehet, veçanërisht nga Claude i Anthropic, i cili ka fituar përdorues me mjete të forta…

Read More

Debutimi zyrtar i Volkswagen ID. Cross, SUV-it të ri të vogël të prodhuesit gjerman të veturave, po afrohet, me lansimin e tij të planifikuar për vjeshtën e vitit 2026.Deri më tani, e kemi parë vetëm si koncept; këtë javë, u shfaq në formë pothuajse prodhimi, por – duke ndjekur një praktikë tashmë të mirënjohur të Grupit Volkswagen – ende i kamufluar.Ky model është një pjesë e rëndësishme e strategjisë elektrike të markës dhe futet në kategorinë e SUV-ve subkompakte (segmenti B), një nga segmentet më të njohura në Evropë. Volkswagen ID. Cross është në thelb homologu elektrik i T-Cross.Dallimi i…

Read More