- Shqiptarët që mund t’i shohim në Ligën e Kampionëve
- Nga jahti luksoz te avioni privat, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez largohen nga Kroacia
- UEFA ndaloi dy ndeshje klasike në Anfield dhe Giuseppe Meazza përpara shortit për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve
- Strakosha dhe Pilios me AEK-un në Ligën e Kampionëve
- Megyn Kelly kritikon Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën si po rrisin vajzën e tyre
- Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet
- Autoritetet saudite lëshojnë “alarm të kuq” për reshje të dendura shiu në pjesë të Mekës
- Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
Author: korrektpress
Shtetasit e huaj që qarkullojnë me vetura me targa të huaja në Maqedoni, tashmë mund t’i kontrollojnë online gjobat e trafikut dhe t’i paguajnë ato në mënyrë elektronike.Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar se është aktivizuar aplikacioni “Safe City”, i cili në këtë fazë u dedikohet pikërisht drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.Përmes aplikacionit, shoferët mund të shohin kundërvajtjet e evidentuara nga sistemi “Safe City”, të kenë qasje në urdhërpagesat dhe t’i kryejnë pagesat online.Për t’u qasur në shërbim, drejtuesi duhet të skanojë ose fotografojë dokumentin e udhëtimit dhe të vendosë targën e automjetit që përdor…
Energjia e shtrenjtë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mungesa e pasardhësve për biznesin po çojnë në shtimin numrit të mbylljeve të bizneseve dhe falimentimeve në Gjermani.187.744 sipërmarrje në Gjermani ndërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin më të lartë të mbylljeve në pothuajse 20 vjet. Krahasuar me vitin pararendës, ky numër u rrit me gati 10 për qind. Këto janë të dhënat e analizës së përbashkët vjetore të agjencisë së informacionit ekonomik Creditreform dhe Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim, transmeton DW. Sipas analizës dinamika e krizës po përhapet tashmë në…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga protesta e PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.Përmes këtij postimi, Hoxhaj i është drejtuar Albin Kurtit, duke e quajtur “deputet uzurpues” dhe duke i kërkuar që të mos sillet si kryeministër.“Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas pamjeve nga protesta.PDK-ja po vazhdon aksionet e saj para institucioneve, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Tregu i punës në Kosovë vazhdon të lëvizë dhe kjo javë solli në Telegrafi Jobs disa konkurse që mbulojnë fusha mjaft të ndryshme nga njëra tjetra. Nga marketingu digjital e deri te zejet teknike, nga pozitat në menaxhim e deri te ato në shërbim ndaj klientëve, oferta është e larmishme dhe u drejtohet profileve të ndryshme profesionale. Kjo javë solli një sërë ofertash pune në pozita kryesore nga sektorë të ndryshëm, të cilat po i paraqesim më poshtë për të gjithë ata që janë të interesuar për një mundësi të re karriere.Nëse jeni duke kërkuar një pozitë në fushën e…
Në 24 orët e fundit (deri në orën 7:30 të mëngjesit), janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 28 janë shuar.Zjarret aktive janë në Komunën e Prilepit, Komunën e Studeniçanit, Komuna e Makedonski Brod, Komuna e Kërçovës, Komuna e Likovës.Zjarret që janë nën kontroll janë në Komunën e Mogillës, Komuna e Krushevës.
Nga: Ruxi Rusu / Daily Art Magazine Përkthimi: Telegrafi.comNë vitin 1926, Zogu në hapësirë [L’Oiseau dans l’espace] kaloi Oqeanin Atlantik, nga Parisi në qytetin e Nju-Jorkut, për një ekspozitë në Galerinë “Brummer”, të kuruar nga një prej miqve më të besuar të Brâncușit – Marcel Duchamp. Por, çfarë ishte ndryshe këtë herë? Ky është rasti i jashtëzakonshëm i Zogut në hapësirë dhe mënyra se si ai krijoi një precedent, duke ndryshuar përgjithmonë përkufizimin ligjor të artit.Kush ishte Constantin Brâncuși?Constantin Brâncuși ishte skulptor që lindi në vitin 1876, në Hobicë, një fshat i vogël rumun. Ndoqi Akademinë e Arteve të Bukura…
Kompania kosovare Frutex vazhdon të shënojë arritje të reja edhe në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar se është bërë pronare e kompleksit historik “Nestor Hotel”, i vendosur në qytetin gjerman të Ludwigsburgut.Objekti ikonik, i ndërtuar në vitin 1874, përfaqëson një nga ndërtesat më të njohura të qytetit dhe shtrihet në një sipërfaqe ndërtimore prej 13,500 metrash katrorë, mbi një parcelë me sipërfaqe totale prej 1.35 hektarësh. Kompleksi përfshin 179 dhoma hoteli, restorant, salla për evente, si dhe objekte të tjera përcjellëse që plotësojnë ofertën e tij.”Një pjesë e këtij kompleksi do të shërbejë si qendër për koordinimin e aktiviteteve të shitjes…
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Xhemajli ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Kurtin me privim nga jeta, raporton “Betimi për Drejtësi”.Paraprakisht, gjykata kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit.Sipas marrëveshjes, ishte rekomanduar që Xhemajli të dënohej me një vit burgim me kusht, me periudhë verifikuese prej tre vjetësh, mirëpo gjykata nuk e ka aprovuar rekomandimin…
Fenomeni El Nino, i cili po zhvillohet mbi Oqeanin Paqësor, ka të ngjarë të jetë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë, ka paralajmëruar Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar (Met Office).Ky fenomen i fuqishëm natyror klimatik rrit temperaturat globale dhe mund të shtojë rrezikun për kushte ekstreme të motit.I kombinuar me efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, Met Office paralajmëron se është “shumë e mundshme” që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.Po shtohen dëshmitë se modelet e motit në mbarë botën tashmë po ndikohen, me reshje musonike nën mesataren në Indi dhe…
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte në komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Ferizajt, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.Sipas Inspektoratit, kontrollet janë realizuar në kuadër të mbikëqyrjes së vazhdueshme të zbatimit të legjislacionit të punës dhe standardeve të sigurisë në vendet e punës.”Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e punimeve…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari