Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Maqedoncit, ky është një nga programet prestigjioze të Ushtrisë Amerikane për zhvillimin profesional të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.
Për rezultatet e tij të jashtëzakonshme, nëntoger Fazliu është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme: “Distinguished Honor Graduate”, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, dhe “Iron Man Award”, për arritje të shkëlqyera në përgatitjen fizike.
Maqedonci ka thënë se ky sukses dëshmon profesionalizmin e lartë të kuadrit të FSK-së dhe investimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në edukimin, trajnimin dhe avancimin profesional të oficerëve.
“Urime nëntoger Kushtrim Fazliut për këtë arritje të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/
