Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy zyrtarë të KEDS-it pasi të njëjtit dyshohen se në formë ryshfeti kanë pranuar 400 euro para të gatshme, me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, të mërkurën në ora 14:30.
“Janë arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it, pasi të njëjtit nga viktima mashkull kosovar, në formë ryshfeti kanë pranuar 400 € para të gatshme, me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/