Njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet.
Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se personat e dyshuar janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar.
“Personat e dyshuar janë: A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/