KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U kap me 1 milion euro të fshehura  në automjet, kush është polici i komisariatit nr.5 në Tiranë?

U kap me 1 milion euro të fshehura  në automjet, kush është polici i komisariatit nr.5 në Tiranë?

Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara.

Zbulimi i kësaj shume të parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, njoftoi dogana e Kosovës.

“Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1 milion euro”, tha Dogana, ndërsa efektivi është arrestuar. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.