Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit të tyre dhe vendbanimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1386.94 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore, para, një veturë, një thikë dhe një boks metali.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 15:05.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe vendbanimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1386.94 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore, para, një veturë, një thikë dhe një boks metali”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/