KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Shihemi më 25 prill” – Gent Hazizi vjen në edicionin e parë të festivalit ‘Shqip Up Comedy’ në Gjermani

“Shihemi më 25 prill” – Gent Hazizi vjen në edicionin e parë të festivalit ‘Shqip Up Comedy’ në Gjermani

Aktori i njohur i humorit, Gent Hazizi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në festivalin “Shqip Up Comedy Festival 2026”, i cili këtë vit vjen për herë të parë në Këln (Gjermani).

Përmes një videoje të publikuar nga faqja zyrtare e festivalit, Hazizi shfaqet me humorin e tij karakteristik, teksa flet për “sfidën” e përgatitjes së batutave në gjuhën gjermane dhe njëkohësisht fton publikun ta ndjekë nga afër në këtë edicion të ri.

“Po shkruaj ca batuta në gjermanisht, por po vras mendjen… sepse këtu në Shqipëri është ftohtë dhe është prill… ne i themi ‘janë plakat’, po si i thuhet gjermanisht ‘janë plakat’, për shembull? A e kuptojnë gjermanët këtë?”, dëgjohet të thotë ai në video.

Më pas, Hazizi e bën të qartë ftesën e tij për diasporën shqiptare në Gjermani: “Unë jam i ftuar në Shqip Up Festival që bëhet për herë të parë në Këln. Do ju përshëndes të gjithëve dhe shihemi më datë 25 prill në Shqip Up Festival në Këln”, shprehet ai.

Ky edicion shënon një hap të ri për festivalin e humorit, i cili pas katër edicioneve të suksesshme në Cyrih, tashmë po zgjerohet edhe në Gjermani, duke sjellë në skenë emra të njohur të komedisë shqiptare për publikun e diasporës.

Organizatorët bëjnë të ditur se biletat janë ende në dispozicion, ndërsa diaspora shqiptare inkurajohet t’i sigurojë ato në kohë.

Për blerjen e biletave, klikoni KËTU.

Telegrafi është partner medial i këtij edicioni të “Shqip Up Comedy” në Këln.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.