Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur Artan Luzi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Luzi rrëfeu eksperiencat e tij të hershme kur erdhi për herë të parë në Kosovë, duke kujtuar kushte të vështira dhe një ambient krejt të ndryshëm nga ai që njihte në Shqipëri.
Ai përmendi edhe momentin kur e kuptoi se futbolli në Kosovë kërkonte një qasje të ndryshme, por nuk harroi të përmendë edhe skuadrën dhe lojtarët e njohur me të cilët punoi te Prishtina.
“Kam ardhur në Kosovë me 4 janar 2018, ka qenë një i ftohtë i paparë. E mbaj mend edhe sot. Shkojmë e bëjmë stërvitje diku Fushë Kosovë ka qenë një fushë, fushë e vogël, e futbollit të vogël ka qenë”.
“Edhe për katër minuta, pas katër minutash e kam ndërprerë stërvitjen. E bëra një ushtrim pasi që mendoja se futbolli ishte ndryshe”.
“Edhe kam pasur në atë ekip Prishtina ka qenë shumë e fortë kur kam ardhur unë. Ka qenë Armend Dallku kapiten, Debatik Curri, Ahmed Januzi, ka qenë një lojtar malazez Drashko Bozovic, super lojtar”, ka rrëfyer mes tjerash Luzi.
Episodin e plotë me Artan Luzin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com