“Me shënimin e Ditës së internetit më të sigurt përmes aktiviteteve interaktive në Shkollën fillore “Kire Gavrilloski-Jane” në Prilep po e përfundojmë projektin e madh për themelimin e një Qendre për internet më të sigurt në Maqedoninë e Veriut, të mbështetur nga Evropa digjitale dhe Bashkimi Evropian”, tha sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në Prilep në shënimin e Ditës së internetit më të sigurt.
Ai informoi se nxënësit sot do të argëtohen, do të mësojnë, do të diskutojnë dhe do të prezantojnë në mënyrë interaktive se çfarë do të thotë të jesh më i sigurt në internet, si të jesh më i kujdesshëm, kur të përdoren mjete digjitale, ku duhet kushtuar vëmendje.
“Si ministri, po e organizojmë këtë në kuadër të një projekti të madh evropian për themelimin e Qendrës për një internet më të sigurt në Maqedoni, të mbështetur nga Evropa digjitale dhe Bashkimi Evropian. Ky është një nga ngjarjet e fundit me të cilin po e përfundojmë këtë projekt dhe mezi presim themelimin e plotë të Qendrës e cila do të ketë linjën e vet ku mund të lajmërohen të rinj, prindër dhe mësimdhënës se si të përballen me mangësitë e internetit, si t’i ndihmojnë të rinjtë, tha Andonovski.
Është në fazën e saj përfundimtare konferenca e cila do të rrumbullakojë projektin prej një vjet e gjysmë me vlerë rreth 600.000 euro. Rezultatet e projektit do të jenë të qasshme brenda një muaji dhe ministria pret të fillojë një projekt të ri, ose një fazë të dytë, me mbështetje të BE-së prej rreth një milion euro.
“Sa i përket internetit të sigurt, Maqedonia, sipas mendimit tim, është në mesataren evropiane. Ne po përballemi me të njëjtat sfida me të cilat përballen vendet evropiane. Prandaj, sot, në një mënyrë shumë të sigurt dhe interaktive, po u shpjegojmë të rinjve, duke diskutuar me ta se me cilat nga këto sfida përballen dhe duke u ofruar atyre mënyra si të përballen me to”, tha Andonovski.