Kolonoskopia është një nga procedurat më të rëndësishme për diagnostikimin e sëmundjeve të zorrës së trashë, por shpesh shoqërohet me frikë tek pacientët, kryesisht për shkak të perceptimit se është e dhimbshme.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu Valon Hamza ka sqaruar se kjo procedurë nuk është aq e dhimbshme sa mendohet dhe në shumicën e rasteve tolerohet mirë nga pacientët.
“Kolonoskopia është një procedurë që mund të kryhet me anestezion, sedacion… ose edhe pa anestezion”, shpjegon Hamza.
Sipas tij, frika lidhet më shumë me aspektin psikologjik sesa me dhimbjen reale.
“Është frika e pacientit… vetëm mendimi për procedurën ndikon te pacienti”, thekson ai.
Megjithatë, kur procedura kryhet nga një profesionist dhe pacienti është përgatitur siç duhet, ajo mund të kalojë pa dhimbje.
“Kolonoskopia mund të mos japë fare dhimbje nëse kryhet prej një profesionisti dhe pacienti është përgatitur mirë”, shton gastroenterologu.
Për më shumë shikoni podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com