Bukayo Saka ka shprehur entuziazmin e tij për të punuar nën drejtimin e Thomas Tuchel, teksa Anglia përgatitet për ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2026 kundër Kroacisë.
Për anësorin e Arsenalit, ky do të jetë turneu i katërt madhor me fanellën e Anglisë, por i pari nën drejtimin e trajnerit gjerman, i cili mori drejtimin e “Tre Luanëve” pas largimit të Gareth Southgate.
Duke folur para sfidës hapëse të turneut, Saka nuk i kurseu elozhet për Tuchel, duke e cilësuar atë si një trajner të nivelit të lartë.
“Mendoj se Thomas Tuchel është një trajner i shkëlqyer”, deklaroi ylli anglez.
23-vjeçari zbuloi gjithashtu se atmosfera brenda skuadrës është shumë pozitive dhe se lojtarët mezi po presin fillimin e Kupës së Botës.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Të gjithë lojtarët janë në humor të mirë dhe mezi presim ta nisim këtë ndeshje të parë”, shtoi Saka.
Anglia konsiderohet një nga favoritët për të shkuar larg në turne, ndërsa ndeshja ndaj Kroacisë pritet të jetë testi i parë i madh për skuadrën e Thomas Tuchel në rrugëtimin e saj drejt suksesit në Kupën e Botës. /Telegrafi/
