KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Anglia turpëron Kroacinë, ia shkakton humbjen më të thellë në histori

Anglia turpëron Kroacinë, ia shkakton humbjen më të thellë në histori

Anglia ka regjistruar një fitore spektakolare 7-0 ndaj Kroacisë në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke i shkaktuar kundërshtarit një humbje të rëndë.

“Tre Luanët” e nisën furishëm ndeshjen dhe vetëm pas tetë minutash kaluan në epërsi. Jude Bellingham shërbeu bukur për Harry Kane, i cili me një goditje fantastike e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës për 1-0.

Anglia vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 21-të e dyfishoi epërsinë. Anthony Gordon asistoi për Jude Bellinghamin, ndërsa ylli anglez nga afërsia nuk gaboi për 2-0.

Dominimi i mysafirëve vazhdoi dhe në minutën e 39-të erdhi edhe goli i radhës për 3-0. Një krosim në zonë përfundoi te Jarell Quansah, i cili asistoi për Anthony Gordonin dhe ky i fundit me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Anglia shënoi edhe golin e katërt. Jude Bellingham këtë herë ishte asistuesi, ndërsa Bukayo Saka përfitoi nga pasimi i tij dhe realizoi në portën e boshatisur për 4-0.

Në minutën e 53-të, Harry Kane shënoi golin e tij të dytë personal. Elliot Anderson dërgoi një krosim të bukur në zonë, ndërsa kapiteni anglez u gjend në vendin e duhur për ta çuar rezultatin në 5-0.

Kroacia tashmë ishte e dorëzuar dhe në minutën e 68-të erdhi edhe goditja e fundit. Kane e gjeti të lirë Bukayo Sakën në zonë, ndërsa sulmuesi i Arsenalit realizoi me qetësi për 6-0, duke vulosur një nga fitoret më bindëse të Anglisë.

Në minutën e 87-të, Anglia realizoi edhe golin e shtatë, ku kësaj radhe ishte Morgan Rogers që realizoi për 7-0 pas asistimit të Jude Bellingham, me këtë të fundit që kompletoi het-trikun e asistimeve.

Me këtë triumf, Anglia shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa ka edhe Spanja në krye të grupit. Megjithatë, spanjollët ende duhet ta zhvillojnë ndeshjen e tyre të raundit të tretë ndaj Republikës së Çekisë, rezultat që mund të ndryshojë renditjen në grup./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.