Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar si “puç kushtetues” atë që ndodhi sonte në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se shkelja e Kushtetutës “veçse ka ndodhur”.
Hamza deklaroi se Kushtetuta është e qartë dhe se për konsumimin e raundit të parë duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe të votojnë 80 deputetë.
“Ky është një puç kushtetues. Është derdhur shumë gjak, shumë mund, shumë sakrificë, shumë vuajtje që ne ta kem lirinë, ta kem shtetin, ta kem Kushtetutën. Kjo çka ka ndodhur sonte, veç ka ndodhur shkelja e Kushtetutës”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Hamza foli edhe për seancën e paralajmëruar për nesër në orën 10:00, duke thënë se sipas PDK-së nuk janë plotësuar kushtet për të kaluar në raundin e dytë të votimit.
“Kemi ftesë për nesër në ora 10:00, mirëpo ne konsiderojmë se nuk janë plotësuar kushtet që të kalohet në raundin e dytë, pasi që raundi i parë nuk i ka pasur 80 deputetët prezentë dhe nuk kanë votuar 80 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.