Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Sharon Horgan mahnit me fustanin transparent në premierën e “Youth”, zbulon lidhjen me një burrë më të ri

    September 18, 2026

    Evropa po përshpejton drejt së ardhmes, automjetet autonome shfaqen në gjithnjë e më shumë qytete

    September 18, 2026

    Zidane flet për Benzeman dhe zbulon arsyen pse nuk e ftoi te Franca

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Sharon Horgan mahnit me fustanin transparent në premierën e “Youth”, zbulon lidhjen me një burrë më të ri
    • Evropa po përshpejton drejt së ardhmes, automjetet autonome shfaqen në gjithnjë e më shumë qytete
    • Zidane flet për Benzeman dhe zbulon arsyen pse nuk e ftoi te Franca
    • ‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake
    • Parketi shkëlqen si i llakuar: Shtoni dy pika të këtij përbërësi në ujë
    • Pas tubimit në shesh, protestuesit marshojnë në rrugët e Prishtinës
    • Guti zbulon yllin e Atletico Madridit që do ta transferonte Real Madridi
    • A funksionojnë vërtet flasterët për puçrra? Ja çfarë thotë shkenca
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, September 18
    • Ballina
    • Lajme

      Pas tubimit në shesh, protestuesit marshojnë në rrugët e Prishtinës

      September 18, 2026

      Përleshje në Mitrovicë, dy persona të lënduar – arrestohet një i dyshuar

      September 18, 2026

      Për të tretën natë, qytetarët protestojnë në Prishtinë: Ndryshoni Ligjin për Specialen!

      September 18, 2026

      Djemtë e Thaçit dhe Veselit në krye të protestës në Prishtinë

      September 18, 2026

      Lëkurë më e shëndetshme: Këshillat e thjeshta që ia vlen t’i ndiqni

      September 18, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026

      Mot me diell dhe vranët – në disa zona riga shiu

      September 18, 2026

      Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

      September 16, 2026

      Sot vranët dhe me riga shiu

      September 15, 2026

      Pas motit të nxehtë, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave

      September 14, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Ymeri i bën thirrje PDK-së: Boria, bërtima e krismat nuk i shërbejnë qëllimit për drejtësi, riorientoni protestuesit

    Ymeri i bën thirrje PDK-së: Boria, bërtima e krismat nuk i shërbejnë qëllimit për drejtësi, riorientoni protestuesit

    korrektpressBy korrektpressSeptember 18, 2026 Gjykata speciale 2 Mins Read
    Ymeri i bën thirrje PDK-së: Boria, bërtima e krismat nuk i shërbejnë qëllimit për drejtësi, riorientoni protestuesit
    Ymeri i bën thirrje PDK-së: Boria, bërtima e krismat nuk i shërbejnë qëllimit për drejtësi, riorientoni protestuesit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka bërë thirrje për maturi dhe përdorim të rrugëve institucionale lidhur me protestat e fundit pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ymeri ka paralajmëruar se dhuna që mund të pasojë nga protestat nuk do të ishte e mirëpritur, duke theksuar se ajo nuk sjell rezultatet e kërkuara.

    “Dhuna që mund të pasojë nga protestat e fundit nuk do të jetë aspak e mirëpritur për askënd, pasi të gjithë e dimë se ajo nuk sjell rezultatet e kërkuara. Qasja e ndjekur nga protestuesit përmes turmave me bori, shllajfe, bërtima e krisma nuk i shërben qëllimit për drejtësi”, ka shkruar ajo.

    Deputetja e LDK-së ka kërkuar që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si partia e dytë më e madhe në Kuvend, të orientojë protestuesit drejt rendit dhe rrugëve institucionale.

    Për të tretën natë, qytetarët protestojnë në Prishtinë: Ndryshoni Ligjin për Specialen!

    “PDK-ja, duke qenë edhe partia e dytë më e madhe në Kuvend, duhet të riorientojë protestuesit për rend edhe t’ju tregojë që kjo çështje nuk është trend i TikTokut, por gjëma më e madhe e shtetit tonë, me të cilën duhet të përballemi me maturi edhe të shfrytëzojmë mënyrat institucionale, duke filluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

    Ajo ka bërë thirrje për më shumë qartësi në kërkesat që u drejtohen institucioneve dhe në procesin që duhet ndjekur, veçanërisht në kohën kur pritej një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

    “Si deputete bëj thirrje për sa më shumë qartësi: si në kërkesat e drejtuara Kuvendit, ashtu edhe në procesin që duhet ndjekur”, ka shkruar Ymeri.

    Sipas saj, kjo qartësi është e domosdoshme para se protestat të marrin çfarëdo kahu që mund të çojë në kriza të reja institucionale.

    “Kjo qartësi është e domosdoshme para se protesta të marrë çfarëdo kahu e të na kthejë në kriza që ngadalësojnë për muaj e vite vendosjen e fatit të Kosovës dhe historinë e shtetit tonë”, ka përfunduar deputetja./Telegrafi/

    TË TJERA

    Pas tubimit në shesh, protestuesit marshojnë në rrugët e Prishtinës

    Për të tretën natë, qytetarët protestojnë në Prishtinë: Ndryshoni Ligjin për Specialen!

    Hoxhaj që ishte brenda sallës në Hagë: Vërehej në ajër se do të ishte vendim drakonik

    Djemtë e Thaçit dhe Veselit në krye të protestës në Prishtinë

    Për të tretën natë me radhë, qytetarët mblidhen në shesh kundër vendimit të Speciales

    Specialja zbardh rrugën e Apelit, 30 ditë për hapin e parë

    Çka po tenton PDK-ja të ndryshojë në ligjin për Gjykatën Speciale?

    LEXO GJITHASHTU

    Sharon Horgan mahnit me fustanin transparent në premierën e “Youth”, zbulon lidhjen me një burrë më të ri

    September 18, 2026

    Evropa po përshpejton drejt së ardhmes, automjetet autonome shfaqen në gjithnjë e më shumë qytete

    September 18, 2026

    Zidane flet për Benzeman dhe zbulon arsyen pse nuk e ftoi te Franca

    September 18, 2026

    ‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

    September 18, 2026
    TË TJERA

    Parketi shkëlqen si i llakuar: Shtoni dy pika të këtij përbërësi në ujë

    September 18, 2026

    Pas tubimit në shesh, protestuesit marshojnë në rrugët e Prishtinës

    September 18, 2026

    Guti zbulon yllin e Atletico Madridit që do ta transferonte Real Madridi

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.