Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës, Drenica dhe Llapi do të përballen në një sfidë ku të dyja skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme.
Drenica nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin dhe aktualisht ka grumbulluar gjashtë pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
Në anën tjetër, Llapi ndodhet edhe më poshtë në tabelë, me vetëm tri pikë të fituara, duke pasur një start të vështirë të sezonit.
Drenica do të kërkojë fitoren me Donat Mehmetin në formacionin startues, ndërsa në anën tjetër Llapi i beson sulmit me Fiton Ademin.
Të dyja skuadrat synojnë të reagojnë në këtë përballje dhe të marrin pikë që do t’u ndihmonin për të dalë nga pozitat e vështira në tabelë.
Drenica: Ymeri, A. Veliqi, Dervishaj, Hamiti, Limani, Lushtaku, Mehmeti, Kote, E. Veliqi, Durmihsaj, Vojvoda.
Llapi: Laroshi, Aliu, Jaha, Hasani, Ademi, Ramadani, Blakçori, Maloku, Xhaka, Sorensen, D’Almedida.
/Telegrafi/