Një zyrtar policor dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshjeje fizike në Prizren.
Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 12:45, në rrugën “Brigada 125”. Sipas Policisë së Kosovës, katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete.
Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit kishte armë zjarri, ndërsa një tjetër ishte i pajisur me një mjet të mprehtë-thikë.
Gjatë intervenimit, një zyrtar policor është lënduar nga mjeti i mprehtë dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Tretman mjekësor kanë pranuar edhe tre të dyshuarit, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/