Kuvendi i Kosovës të hënën e ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisonit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Propozim-vendimi u miratua me 63 vota pro, ndërsa 4 ishin kundër, kurse abstenime nuk kishte, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Përbërja e këtij komsioni është kjo:
Arian Gashi- kryetar i komisionit;
Ersan Qavolli- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta penale”;
Lumni Sallauka- zëvendëskryetar;
Arsim Hamza- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta civile”;
Anita Prenaj-Krasniqi- anëtare;
Suada Rama-Hamza- zëvendësanëtare pyetëse për lëndën “E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor”;
Burim Shala- anëtar;
Nehat Qelaj- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative”;
Bujar Muzaqi- anëtar;
Hysni Ismaili- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta ndërkombëtare publike dhe e drejta e Bashkimit Evropian”.
Po ashtu, në këtë seancë u shfuqizua vendimi i Kuvendit i 15 dhjetorit 2023.
Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, miratoi propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 20 prill 2026 kishte marrë vendim duke aprovuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Por, më 26 prill 2026, Qeveria mori vendim për të ndryshuar njërën prej zëvendësanëtareve në këtë komision, gjykatësen Rrezarta Lleshaj. /BetimipërDrejtësi