KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

NPL “Fushë Kosova” pastron disa nga rrugët dhe hapësirat publike të qytetit

NPL “Fushë Kosova” pastron disa nga rrugët dhe hapësirat publike të qytetit

NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar sot në disa pika të Komunës së Fushë Kosovës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Sipas njoftimit, ekipet kanë kryer pastrimin e rrugës “Hajrullah Zymi”, Rrugës së Pejës, si dhe rrugës “Nënë Tereza”, nga Sheshi “Adem Jashari” deri te Stacioni i Trenit.

Po ashtu, është bërë grumbullimi dhe largimi i mbeturinave voluminoze, përfshirë mobilje, kauça dhe materiale të tjera.

NPL “Fushë Kosova” ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën e përditshme për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.