Të hënën, 21 shtator, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Sipas parashikimit, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /Telegrafi/