Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është njoftuar se dje në Koçan, nëpunës policorë nga SPB Shtip kanë ndaluar K.A. (37) nga Koçani.
“Më 24.04.2026 në Koçan, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria K.A.(37) nga Koçani. Gjatë bastisjeve, me urdhër paraprak të gjykatës, në vendqëndrimin e K.A., si dhe në objektin e tij afarist në Koçan, janë gjetur materie e ngurtë, materie pluhurore e bardhë, dy peshore digjitale, marihuanë dhe para.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal”, njoftuan nga MPB.