SPB Strumicë, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.M. (34) dhe A.T.G. (30), të dy nga Komuna e Novo Sellës, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Siç thonë nga MPB, pas një marrëveshjeje të mëparshme mes tyre, në një pjesë të fshehur të një parcele në vendin e quajtur “Matnik“, në zonën e fshatit Sekirnik, rrethina e Strumicës, të dyshuarit kanë përpunuar tokën, kanë mbjellë dhe kanë kultivuar kërcej të bimës së kanabisit.
“Në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunësit policorë të SPB Strumicë kanë ndërmarrë disa veprime operative dhe masa të posaçme hetimore, me mbështetje teknike të nëpunësve policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje. Gjatë veprimeve janë siguruar prova për përfshirjen e të dyshuarve në kultivimin e kërcjevje të mbjellë të kanabisit, pas çka ata janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor Strumicë”.
“Gjatë bisedës zyrtare, ata kanë pranuar se, pasi kishin siguruar farat e bimës së kanabisit, kishin përpunuar tokën dhe kishin krijuar një „plantacion“ ilegal, ku në maj të vitit 2026 kishin mbjellë farat dhe kishin kultivuar bimët me qëllim të prodhimit të marihuanës”.
“Personave të kallëzuar u janë konfiskuar disa kërcej me lartësi të ndryshme, me peshë totale prej rreth 680 kilogramësh. Pas paraqitjes së kallëzimit penal, Z.M. dhe A.T.G. janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Strumicë”, thonë nga MPB.